Edhe një premtim për autostradën drejt Qafë Thanës

Korridorin 8 është projekti më i madh infrastrukturor i vendit që pritet ta realizojë Qeveria e re e kryeministrit në ardhje Dimtar Kovaçevski. Sipas planifikimeve projekti duhet të përfundojë punë më të madhe deri në fund të vitit 2025, shkruan PRESSonline.mk

Korridori i 8-të do të kalojë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me një infrastrukturë moderne. Lidhja të cilën do e bëj Korridori i 8-të është e rëndësisë së veçantë pasiqë në të do të përfshihen thuajse të gjitha vendkalimet kufitare që nga kufiri me Bullgarinë fqinje, lidhjen me Republikën e Kosovës përmes Bllacës ku po ndërtohet një tjetër autostradë, e deri në Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë, duke e bërë kështu Maqedoninë e Veriut si një urë efikase lidhëse për vendet e rajonit. Realizimi i këtij projekti kapital nga Qeveria e re do të lehtësojë më shumë jetën e qytetarëve në vend por edhe në rajon, do të risë zhvillimin ekonomik, do të modernizojë transportin etj. Ky projekt ka qenë dhe është në fokus të Programit të Bashkimit Demokratik për Integrim që përmes politikave të saj qeverise konkretizon një projekt kaq madhor që lidhë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe shqiptarët.

“Korridori 8-të përfaqëson një mundësi të mirë për vendin, qoftë nga pikëpamja politike pasi që do të bëj të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit”, kanë theksuar nga BDI, përcjell PRESSonline.mk

Në emër të Qeverisë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e ka nënshkruar memorandumin me konzorciumin Bechtel Enka në prezencë edhe të ambasadores së SHBA-ve. Më pas ai memorandum është miratua nga Qeveria. Nga ai memorandum është përpiluar ligj të cilin deputetët e kanë propozuar dhe është miratua. Konzorciumi Bechtel Enka ka dalë në terren, e ka vizatuar më rrugën dhe ka bërë ofertën më gati për ta dorëzuar në Qeveri në mënyrë që të negociohet për atë ofertë, dhe ta nënshkruaj kontratën dhe të fillon me punime, shkruan PRESSonline.mkStrugaLajm

Ligjin për projektin e Korridorit 8-të e kanë votuar të gjitha partitë parlamentare edhe të pushtetit edhe të opozitës. Edhe gjatë takimit të fundit mes lideri të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është diskutuar mbi projektin madhor të Korridorit 8-të, si një projekt mjaft i rëndësishëm dhe që do të lidh shumë vende dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë.

Synim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është edhe transportin hekurudhor që do të lidh vendet përgjatë Korridorit 8-të.

In : Aktuale

Loading...
loading...