Edhe një sportist i ri,në rrugën e Yjeve Botërorë!

Në mbështetje të Donit 12 vjeçar!

Donart Sadiku,talenti i ri nga fshati Sërmnovë të Gostivarit,në rrugën e atyre sportistëve që dhanë jehonë Europjane dhe Botërore,si në Boks,Karate ashtu edhe në fudboll. Donarti ka nevojen tonë për përkrahje morale nga të gjithë ne,mbase me talentin e vetë,në lojërat kontrolluese që u zhvilluan nga data 11.06 deri 15.06.2018,në Shkup e që organizator ishin Real Madrid Campus Experienc fudboll,të cilëve Donarti me lojen e treguar hapë sytë e kontrolluesve Spanjoll dhe atyre vendas të cilit menjiher ju dorëzua ftesa per kontrolin e radhës,që do zhvillohet në Janar te vitit te ardhshëm.Në fushen e gjelbërt,Donarti zhvilloi pasime të sakta në mesfushë dhe sulmues i shkëlqyeshëm.Ndryshe Donart Sadiku 12 vjeçar talentin e vetë tregonë në KF“Gostivari“,ne ekipin e gjeneratës 2005,dhe në 3 vitet e fundit Doni vlerësohet lartë nga trajnerët e klubit në fjalë,si golëshënuesi ma i mirë.Talenti i Donartit premtonë shumë dhe ajo u vërtetua ne eventin sportiv organizuar nga Real Madrid Campus Experienc,e kontrolluar nga trajner eminent te fudbollit Vendas,Europjan dhe atij Botërorë.Në rrugëtimin e atij të jemi gjithë ne në përkrahje dhe mbështetje. Të priftë e mbara në Suksese Donart! Ne jemi me Ty! Luan Veliu Gostivar

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...