Edhe për vikend mund të nxirrni letërnjoftimin 

Gjatë vikendit, letërnjoftimet do të jepen me procedurë të shpejtë për shkak të referendumit i cili do të mbahet të dielën.

Nga MPB kumtojnë se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve pas zbatimit të procedurës ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonale për punë juridike të MPB-së, vetëm nëse kërkuesi i dokumentit posedon pasaportë biometrike.

Kërkesa për letërnjoftime do të pranohet dhe miratohet urgjentisht deri të shtunën më 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, Sektori për Informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për distribuim.StrugaLajm

Në ditën e referendumit, 30 shtator, Sektori për Punë Juridike do të punojë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhën prej 07 deri në orën 19:00.

In : Aktuale

Loading...
loading...