Edhe pse ishte në karantinë në Strugë nuk e respektonte orën policore

Prokuroria Themelore Publike në Strugë deri te gjykata kompetente ngriti propozime për dhënien e urdhëresave ndëshkuese kundër pesë personave për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, bënë të ditur nga PTHP Strugë.

“Katër nga të akuzuarit nuk e kishin respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjimin e veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në disa ngjarje juridikisht penale nëpunësit e policisë kanë konstatuar se ata e kishin shkelur orën policore dhe pa pasur leje kishin lëvizë në lokacione të ndryshme në dhe rreth Strugës”, informojnë nga prokuroria.

Njëherësh nga Prokuroria e Strugës informojnë se i akuzuari i pestë, një shkupjan 22-vjeçar, ishte kthyer prej jashtë me fluturim të organizuar humanitar nga Qeveria dhe pas arritjes i ishte caktuar karantinë e detyruar shtetërore në hotelin “Drin” në Strugë.StrugaLajm

“Por, më 6 prill disa herë kishte dalë nga dhoma dhe ishte gjetur nga nëpunësit e policisë. Pasi policët e kishin paralajmëruar se nuk guxon të lëshojë dhomën, ai iu ishte përgjigjur në mënyrë të pahijshme dhe me ton të lartë, e prandaj nëpunësit e policisë kishin intervenuar dhe e kishin kthyer në dhomë”, potencojnë nga Prokuroria.StrugaLajm

Prokurori kompetent publik për të gjithë të akuzuarit i propozoi Gjykatës që të përcaktojë gjoba në të holla prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të caktohet në 30 euro në kundërvlerë denari.

In : Aktuale

Loading...
loading...