Edhe Sheqerinska flet për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar E hënë, 21 Janar, 2019 16:09

VMRO-DPMNE ka vazhduar kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale në prill të këtij viti. LSDM ka theksuar se akoma nuk ka ndonjë qëndrim të prerë, ndërsa lidhur me këtë sot ka folur zv/kryetarja e kësaj partie, Radmilla Sheqerinska.

“Këtë javë pres bisedime serioze edhe në kuadër të koalicionit, edhe në kuadër të LSDM-së rreth pyetjes nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Mendoj se i gjithë fokusi për gjithë atë të cilën e kemi lajmëruar edhe para jush në fillim të mandatit tonë është që ta realizojmë gjatë këtyre javëve të fundit. Kështu jam e bindur se do të meritojmë vërtetë mbështetje në cilatdo zgjedhje”, theksoi Sheqerinska. Por nga ana tjetër, kundër mbajtjes së zgjedhjeve është deklaruar BDI, derisa partitë opozitare shqiptare janë pro mbajtjes së tyre. Edhe BDI ka theksuar se nëse shtohen kërkesat për një gjë të tillë, atëherë ata do të shkojnë në zgjedhje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...