Edhe tre persona të tjerë dyshohen për sulmin ndaj Ziadin Selës!

Prokuroria Themelore Shkup ka sjell urdhër për zgjerimin e hetimit për sulmin ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ZIadin Sela më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, 3 persona shtesë janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “tentativë për vrasje, të kryer në bashkëpunim”, nga neni 123 në lidhje me nenin 19 dhe 22 të Kodit Penal, informojnë nga Prokuroria. “Të dyshuarit dje janë identifikuar me ndihmën e qytetarëve nga fotografitë. Duke vlerësuar se janë plotësuar rrethanat sipas ligjit të paraparë, prokurori kompetent publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për masë paraburgimi për personat në fjalë. Duke vendosur për propozimin e prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake 3 personave të dyshuar u ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve. Përveç asaj, paraburgim në afat prej 30 ditëve i është shqiptuar ehe personit të pestë i cili më parë u privua nga liria për ngjarjen e njëjtë dhe për të cilin vendimi i Gjykatës u anulua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit”, njoftojnë nga Prokuroria.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...