Edhe unë mbeta pa nanë, ama edhe babai pa grua – Iliria News Agency NGA KALOSH ÇELIKU Fjalë e urtë antologjike shqiptare: Edhe unë mbeta pa Nanë, ama edhe Babai pa grua. Aktuale në Ditën e sotshme, Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë për ndryshimin e emrit pa prezencën e përfaqsuesëve politik të dy popujve shumicë në këtë shtet të “përbashkët”: shqiptarët dhe “maqedonasit”. Padyshim, që edhe nuk mund të jetë legjitime pa prezencën e shqiptarëve. Shtetet “mike” fqinje, që hisrorikisht me shekuj u kanë mbetur borxhe shqiptarëve me coptimin e Trojeve Etnike. Referendumi që pritet të mbahet më 30 shtator 2018 -të, shqiptarët dhe “maqedonasit” t’i shpien në NATO dhe Bashkimin Evropian një “popullatë” të arratisur me shekuj mishmash: me shqiptarë, “maqedonas”, bullgarë, vlleh, serb, romë dhe turq, në një thesë me arna mu si dhentë e atij Bariut të këngës mirënjohur popullore shqiptare: Dhentë e mia kush i do, se nuk jam më i zoti për to, është vetëm një Pazar për interese politike. Hë për hë, në dëm të popullit shqiptar, ku politikanët e tij shiten për pak pare. Dhenë të nënkryeme qafërjepura me brirë shyta e desh pa këmborë, me vite të dalldisura fushave, pas barit dhe tërfojës, që përpiqet t’i shti në vathë (NATO) dhe Bashkimin Evropian. Grazhdin politik t’ua mbushë me një krah kashtë në vend të barit njomë, që gati një gjysëm shekulli ua shtroi populli. Edhe, kullosë fushave dhe maleve si kope (Dy dhi kryeneqe) mbi vig të Lumit të Abetares. Trojeve Etnike Shqiptare. Asgjë e re, në politikën e tyre “madhore” me “vëllezërit” e Njerkës dhe Babait, përveçse deklaratave boshe politike të mirënjohura artificiale pa gjak dhe shpirt. E kaluan jetën e tyre politike, pas “ndryshimeve” politike gati për një gjysëm shekulli, gjoja se e luftojnë njëra-tjetrën si parti politike “rivale”. E, kur ka qenë në pyetje Zgjidhja e Çështjes shqiptare, gjithmonë janë bërë bashkë në jetën e tyre politike antishqiptare. Edhe, kësaj radhe, shqiptarët nuk duhet t’u besojnë “vëllezërve” të Njerkës me Marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë pa prezencën e shqiptarëve në atë sofër politike. Shkaku, se: një herë me Haxhi deputetin e PPD -ës e pavarsësuam IRJ të Maqedonisë krah për krahu me shqiptarët pa asnjë kusht pavarësie në dobi të shqiptarëve. Përsëri, u dashka sot shqiptarët të therin edhe një “kurban” për krijimin e Shtetit “përbashkët” të Ri “maqedonas” pa shqiptarë: Maqedonia veriore?! Ende pa të drejta të barabarta në këtë shtet të “përbashkët”, edhe pa Gjuhën Shqipe. E, ku na mbeti Maqedonia Perendimore me shqiptarë?! Dorën në zemër, nëse i bashkohet Shqipërisë, nuk kam asnjë reagim. Edhe, shkak që pajtohem me vargun, armikun e pabesë të Omar Khajamit: Bini armikut të pabesë! Shekuj me radhë, që e mbajnë gjallë me pak shpirt si shtet të “përbashkët”, në Ballkan. Shembull i freskët konkret: Mbrëmjet e Poezisë Strugane, që në sistemin komunist e themeluan poetët dhe intelektualët shqiptarë në Strugë, dhe e përvetsuan pa pikë djerse “vëllezërit” e Njerkës me shuma marramndëse materile nga shteti i “përbashkët” duke djegur Flamurin Shqiptar dhe injoruar me vite poetët shqiptar dhe gjuhën shqipe. Përmëkeq, gjatë kësaj periudhe të “ndryshimeve” demokratike para syve të dhjetëra partive politike shqiptare, edhe me tre ministra kulture kukulla shqiptar, në Republikën e IRJ të Maqedonisë?! Mbrëmje të Poezisë Strugane (2011), kur unë si poet pjesmarrës e kam shitur darkën për një birrë. Shkrim publicistik paralajmërues i “Reprizës të vëllazërim-bashkimit” asaj kohe, që u publikua në disa mjete të informacionit vendit dhe atë botëror, sesi: Poezinë shqipe, “vëllezërit” përpiqen ta fundosin në Hurdhën politike duke nxjerrë veten me pak shpirt në breg të Liqenit. Aqmëpak, ky shkrim publicistik u hy në krye dy Partive më të mëdha politike “maqedonase”: VMRO dhe LSDM duke u “grindur” gjoja me njëra – tjetrën para kamerave televizive, se: nuk pajtohen me Marrëveshjen e Prespës. Mos e them publikisht, edhe atyre Partive Politike Shqiptare me një “Marrëveshje” tjetër politike, në Tiranë. “Marrëveshje” politike sa për sy e faqe me të cilën nuk humbin asgjë nga pushteti me argatë shqiptar “maqedonasit”, përveçse fitojnë identitet dhe shtet “maqedonas” pa shqiptarë. Që të dyja si Parti politike “paqesore” me vite plot skandale politike dhe korruptive në jetën e tyre me argatë besnik të partive politike shqiptare në një qeveri, sot bëjnë politkë “madhore” pa shqiptarët. Edhe, atë: t’i shtinë në një thes me arna në NATO dhe Bashkimin Evropian si banorë të Maqedonisë Veriore?! Gjoja, edhe për disa vite ta qetësojnë Ballkanin (Buren e barotit). Dhe, ditën e parafundit pas fushatës të propagandës politike me shitëblerjen e deputetëve me para dhe vota të popullit, për Marrëveshjen e Prespës pa shqiptarët, në prag të Referendumit, këto Dy Dhi Kryeneqe “maqedonase” me një Torbë taxhi përqafe, vetëm do t’i shihni kur papritmas para kamerave televizive do të bëhen bashkë kokë më kokë, kur është në pyetje Zgjidhja e Çështjes Shqiptare duke u zvarritur me shekuj. Papritmas, përmes mjeteve të informacionit të ilustruar me fotografi lexoj, se: Erdogani me gruan e tij të mbuluar me shami para kamerave televizive, kur gjysma e Turqisë është lakuriqe ende nëpër Hareme të Sulltanit, në një Pallat Mbretëror Shqiptar të simiteve, paska hëngër byrek në mes të Beogradit?! Frikë, që më ringjallet aty për aty, se: Edhe Serbia do na dalë Nesër si Shtet Shqiptar?! Nuk i dihet, kur Beogradin pas Luftës Dytë Botërore e ndërtuan shqiptarët. Edhe, përveç grave në Katund, u martuan edhe me gra serbe dhe lindën fëmijë në vendlindje dhe Beograd. Histori më vete e një poezie të asaj kohe revolucuinare e poetit shqiptar, Esad Mekuli: O vëlla me sharrë në krah. Buzëkuqja e arrin kulminacionin patriotik, sot del me një shkrim “erotik” dhe lëmsh m’i bënë trutë: politikanë dhe artistë i shti në një thes me arna neokomunist duke vazhduar me shkrimet e saja serike publicistike “antologjike” në Facebook. Përçudi, me sa më duket mua është bërë edhe “muslimane” me ferexhenë e zezë të padukshme hedhur krahëve nëpër Kosovë. Ndonjëherë delë edhe si misionare fetare edhe në Shqipëri dhe IRJ të Maqedonisë me vëllezërit dhe motrat “muslimane”. Gratë shqiptare propagandon në mjetet informacionit me të madhe në të katër anët e botës: Patjetër, duhet të mbulohen me shami dhe ferexhe të zeza, ndërsa vetë natë e ditë rri në mjetet e informacionit dhe fotografohet me buzë të kuqe para kamerave televizive si “muslimane” gjysëmlakuriqe. “Haram”, sipas Kur’anit. Politikanët shqiptar i sulmon se, hanë përshesh me raki rrushi dhe drogë. Hoxhallarët shqiptar, por jo edhe politikanët dhe hoxhallarët e rrejshëm “muslimanë me Din e Iman” nateditë në xhami. Shkaku, se: këto të fundit janë me prejardhe “muslimane” të hoxhallarëve. Edhe, harron Buzëkuqja, se: politikë madhore dhe art botëror kanë bërë “kurvarët” dhe “kurvat” e salloneve aristokrate dhe mbretërore. Gratë dhe burrat që kanë pi raki dhe e kanë përdorë barin e Natyrës. Dëshmi, që po t’i hidhni një sy politikës tyre madhore dhe artit historik: gjenitë e botës kanë qenë “kurvarë” dhe “kurva”. Pijetarë dhe barpërdoruesë me vetëdije të Natyrës. Gra dhe burra që me politikën dhe artin e tyre kanë bërë revolucione nëpër botë. Ato gra dhe burra nuk kanë përkundur djepa, e as kanë mbjellur ara mes fushe. Përmëtepër, nuk kanë pjekur fli me saç, e as kanë larë enët në kuzhinë. Omar Khajami ka qenë imam. Asaj kohe, i ka studjuar yjet e qiellit. Një libër antologjik me rubaira ia ka përkushtuar verës dhe hardhisë rrushit (Natyrës), i rikënduar edhe në gjuhën shqipe nga poeti madh Fan Noli: Të Madhit Moamet i çon selam Dhe e pyet Imami Omar Khajam: “O Pejgamber, më thuaj, mor aman, Pse dhallën bën hallall, Verën haram? Përgjigjet Moameti me selam: “S’më more vesh, Imam Omar Khajam! Dhalla hallall për lolot, mor aman, Verën për t’Urtët nuk e bëj haram!” Historikisht, si specialitet ushqimi shqipar, është i mirënjohur Përsheshi me mish qengji i Skënderbeut. Edhe sot e kësaj dite shtrohet në sofër si specialitet shqiptar në disa restorante të Shqipërisë. Pasardhësit e tij, sot përsheshin nuk e duan vetëm me mish qengji, por e përzien edhe me raki rrushi dhe Dy shtamba me verë nën hije të Rrapit. Mike, përkarshi sofrës të begatshme shqiptare. Fytas duke u rrokur me gjinjtë e hazdisur të Buzëkuqes, që sot rrotat histroike “publicistike – artistike”, fatkeqësisht i kanë ngecur në baltë (batak). Dhe, i rrotullohen në vend. Kohën e fundit, siç duket nuk i erdhi në ndihmë as Zoti “musliman”, e as çaji i rusit. Pije “hallall”, që sipas Buzëkuqes duhet ta pijnë shqiptarët?!…
NGA KALOSH ÇELIKU
Fjalë e urtë antologjike shqiptare: Edhe unë mbeta pa Nanë, ama edhe Babai pa grua. Aktuale në Ditën e sotshme, Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë për ndryshimin e emrit pa prezencën e përfaqsuesëve politik të dy popujve shumicë në këtë shtet të “përbashkët”: shqiptarët dhe “maqedonasit”. Padyshim, që edhe nuk mund të jetë legjitime pa prezencën e shqiptarëve. Shtetet “mike” fqinje, që hisrorikisht me shekuj u kanë mbetur borxhe shqiptarëve me coptimin e Trojeve Etnike.
Referendumi që pritet të mbahet më 30 shtator 2018 -të, shqiptarët dhe “maqedonasit” t’i shpien në NATO dhe Bashkimin Evropian një “popullatë” të arratisur me shekuj mishmash: me shqiptarë, “maqedonas”, bullgarë, vlleh, serb, romë dhe turq, në një thesë me arna mu si dhentë e atij Bariut të këngës mirënjohur popullore shqiptare: Dhentë e mia kush i do, se nuk jam më i zoti për to, është vetëm një Pazar për interese politike. Hë për hë, në dëm të popullit shqiptar, ku politikanët e tij shiten për pak pare.
Dhenë të nënkryeme qafërjepura me brirë shyta e desh pa këmborë, me vite të dalldisura fushave, pas barit dhe tërfojës, që përpiqet t’i shti në vathë (NATO) dhe Bashkimin Evropian. Grazhdin politik t’ua mbushë me një krah kashtë në vend të barit njomë, që gati një gjysëm shekulli ua shtroi populli. Edhe, kullosë fushave dhe maleve si kope (Dy dhi kryeneqe) mbi vig të Lumit të Abetares. Trojeve Etnike Shqiptare.
Asgjë e re, në politikën e tyre “madhore” me “vëllezërit” e Njerkës dhe Babait, përveçse deklaratave boshe politike të mirënjohura artificiale pa gjak dhe shpirt. E kaluan jetën e tyre politike, pas “ndryshimeve” politike gati për një gjysëm shekulli, gjoja se e luftojnë njëra-tjetrën si parti politike “rivale”. E, kur ka qenë në pyetje Zgjidhja e Çështjes shqiptare, gjithmonë janë bërë bashkë në jetën e tyre politike antishqiptare.
Edhe, kësaj radhe, shqiptarët nuk duhet t’u besojnë “vëllezërve” të Njerkës me Marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë pa prezencën e shqiptarëve në atë sofër politike. Shkaku, se: një herë me Haxhi deputetin e PPD -ës e pavarsësuam IRJ të Maqedonisë krah për krahu me shqiptarët pa asnjë kusht pavarësie në dobi të shqiptarëve. Përsëri, u dashka sot shqiptarët të therin edhe një “kurban” për krijimin e Shtetit “përbashkët” të Ri “maqedonas” pa shqiptarë: Maqedonia veriore?! Ende pa të drejta të barabarta në këtë shtet të “përbashkët”, edhe pa Gjuhën Shqipe. E, ku na mbeti Maqedonia Perendimore me shqiptarë?! Dorën në zemër, nëse i bashkohet Shqipërisë, nuk kam asnjë reagim. Edhe, shkak që pajtohem me vargun, armikun e pabesë të Omar Khajamit: Bini armikut të pabesë!
Shekuj me radhë, që e mbajnë gjallë me pak shpirt si shtet të “përbashkët”, në Ballkan. Shembull i freskët konkret: Mbrëmjet e Poezisë Strugane, që në sistemin komunist e themeluan poetët dhe intelektualët shqiptarë në Strugë, dhe e përvetsuan pa pikë djerse “vëllezërit” e Njerkës me shuma marramndëse materile nga shteti i “përbashkët” duke djegur Flamurin Shqiptar dhe injoruar me vite poetët shqiptar dhe gjuhën shqipe. Përmëkeq, gjatë kësaj periudhe të “ndryshimeve” demokratike para syve të dhjetëra partive politike shqiptare, edhe me tre ministra kulture kukulla shqiptar, në Republikën e IRJ të Maqedonisë?! Mbrëmje të Poezisë Strugane (2011), kur unë si poet pjesmarrës e kam shitur darkën për një birrë. Shkrim publicistik paralajmërues i “Reprizës të vëllazërim-bashkimit” asaj kohe, që u publikua në disa mjete të informacionit vendit dhe atë botëror, sesi: Poezinë shqipe, “vëllezërit” përpiqen ta fundosin në Hurdhën politike duke nxjerrë veten me pak shpirt në breg të Liqenit.
Aqmëpak, ky shkrim publicistik u hy në krye dy Partive më të mëdha politike “maqedonase”: VMRO dhe LSDM duke u “grindur” gjoja me njëra – tjetrën para kamerave televizive, se: nuk pajtohen me Marrëveshjen e Prespës. Mos e them publikisht, edhe atyre Partive Politike Shqiptare me një “Marrëveshje” tjetër politike, në Tiranë. “Marrëveshje” politike sa për sy e faqe me të cilën nuk humbin asgjë nga pushteti me argatë shqiptar “maqedonasit”, përveçse fitojnë identitet dhe shtet “maqedonas” pa shqiptarë. Që të dyja si Parti politike “paqesore” me vite plot skandale politike dhe korruptive në jetën e tyre me argatë besnik të partive politike shqiptare në një qeveri, sot bëjnë politkë “madhore” pa shqiptarët. Edhe, atë: t’i shtinë në një thes me arna në NATO dhe Bashkimin Evropian si banorë të Maqedonisë Veriore?! Gjoja, edhe për disa vite ta qetësojnë Ballkanin (Buren e barotit).
Dhe, ditën e parafundit pas fushatës të propagandës politike me shitëblerjen e deputetëve me para dhe vota të popullit, për Marrëveshjen e Prespës pa shqiptarët, në prag të Referendumit, këto Dy Dhi Kryeneqe “maqedonase” me një Torbë taxhi përqafe, vetëm do t’i shihni kur papritmas para kamerave televizive do të bëhen bashkë kokë më kokë, kur është në pyetje Zgjidhja e Çështjes Shqiptare duke u zvarritur me shekuj.
Papritmas, përmes mjeteve të informacionit të ilustruar me fotografi lexoj, se: Erdogani me gruan e tij të mbuluar me shami para kamerave televizive, kur gjysma e Turqisë është lakuriqe ende nëpër Hareme të Sulltanit, në një Pallat Mbretëror Shqiptar të simiteve, paska hëngër byrek në mes të Beogradit?! Frikë, që më ringjallet aty për aty, se: Edhe Serbia do na dalë Nesër si Shtet Shqiptar?! Nuk i dihet, kur Beogradin pas Luftës Dytë Botërore e ndërtuan shqiptarët. Edhe, përveç grave në Katund, u martuan edhe me gra serbe dhe lindën fëmijë në vendlindje dhe Beograd. Histori më vete e një poezie të asaj kohe revolucuinare e poetit shqiptar, Esad Mekuli: O vëlla me sharrë në krah.
Buzëkuqja e arrin kulminacionin patriotik, sot del me një shkrim “erotik” dhe lëmsh m’i bënë trutë: politikanë dhe artistë i shti në një thes me arna neokomunist duke vazhduar me shkrimet e saja serike publicistike “antologjike” në Facebook. Përçudi, me sa më duket mua është bërë edhe “muslimane” me ferexhenë e zezë të padukshme hedhur krahëve nëpër Kosovë. Ndonjëherë delë edhe si misionare fetare edhe në Shqipëri dhe IRJ të Maqedonisë me vëllezërit dhe motrat “muslimane”.
Gratë shqiptare propagandon në mjetet informacionit me të madhe në të katër anët e botës: Patjetër, duhet të mbulohen me shami dhe ferexhe të zeza, ndërsa vetë natë e ditë rri në mjetet e informacionit dhe fotografohet me buzë të kuqe para kamerave televizive si “muslimane” gjysëmlakuriqe. “Haram”, sipas Kur’anit. Politikanët shqiptar i sulmon se, hanë përshesh me raki rrushi dhe drogë. Hoxhallarët shqiptar, por jo edhe politikanët dhe hoxhallarët e rrejshëm “muslimanë me Din e Iman” nateditë në xhami. Shkaku, se: këto të fundit janë me prejardhe “muslimane” të hoxhallarëve.
Edhe, harron Buzëkuqja, se: politikë madhore dhe art botëror kanë bërë “kurvarët” dhe “kurvat” e salloneve aristokrate dhe mbretërore. Gratë dhe burrat që kanë pi raki dhe e kanë përdorë barin e Natyrës. Dëshmi, që po t’i hidhni një sy politikës tyre madhore dhe artit historik: gjenitë e botës kanë qenë “kurvarë” dhe “kurva”. Pijetarë dhe barpërdoruesë me vetëdije të Natyrës.
Gra dhe burra që me politikën dhe artin e tyre kanë bërë revolucione nëpër botë. Ato gra dhe burra nuk kanë përkundur djepa, e as kanë mbjellur ara mes fushe. Përmëtepër, nuk kanë pjekur fli me saç, e as kanë larë enët në kuzhinë.
Omar Khajami ka qenë imam. Asaj kohe, i ka studjuar yjet e qiellit. Një libër antologjik me rubaira ia ka përkushtuar verës dhe hardhisë rrushit (Natyrës), i rikënduar edhe në gjuhën shqipe nga poeti madh Fan Noli:
Të Madhit Moamet i çon selam
Dhe e pyet Imami Omar Khajam:
“O Pejgamber, më thuaj, mor aman,
Pse dhallën bën hallall, Verën haram?
Përgjigjet Moameti me selam:
“S’më more vesh, Imam Omar Khajam!
Dhalla hallall për lolot, mor aman,
Verën për t’Urtët nuk e bëj haram!”
Historikisht, si specialitet ushqimi shqipar, është i mirënjohur Përsheshi me mish qengji i Skënderbeut. Edhe sot e kësaj dite shtrohet në sofër si specialitet shqiptar në disa restorante të Shqipërisë. Pasardhësit e tij, sot përsheshin nuk e duan vetëm me mish qengji, por e përzien edhe me raki rrushi dhe Dy shtamba me verë nën hije të Rrapit. Mike, përkarshi sofrës të begatshme shqiptare. Fytas duke u rrokur me gjinjtë e hazdisur të Buzëkuqes, që sot rrotat histroike “publicistike – artistike”, fatkeqësisht i kanë ngecur në baltë (batak). Dhe, i rrotullohen në vend. Kohën e fundit, siç duket nuk i erdhi në ndihmë as Zoti “musliman”, e as çaji i rusit.
Pije “hallall”, që sipas Buzëkuqes duhet ta pijnë shqiptarët?!…