Edhe veprat artistike edhe librat e shenjtë janë vepra të “hapura”

Rikthim në kohë
Shkrim i botuar në gazetën “Koha” në 19.01.2009

Edhe veprat artistike edhe librat e shenjtë janë vepra të “hapura”.

Shkruan: Prof. Dr. Ferat Polisi

“Vepra të “hapura“ Eko i konsideron edhe shpjegimet mbi artin e Barokut si dhe shpjegimet mbi Biblën, por libra të tilla siç është edhe Kurani konsiderohen të“ hapura “ sepse shumëzimi, kuptimi si dhe ndryshimi i brendshëm dhe i jashtëm vjen nga vetë ato. Në të vërtetë, vepra e “ hapur “ është esenca e dallimeve artistike, gjuhësore dhe religjioze (religjioni Islam) mbi të cilin ne do të flasim”.StrugaLajm

Nocioni “vepër e hapur “ në shkencën e estetikës si dhe në njohuritë mbi letërsinë në përgjithësi e barti Umberto Eko gjatë leximit të referatit të tij në kongresin e XII internacional të filozofëve në vitin 1958. Umberto Eko nuk e definoi në tërësi këtë nocion, por dha disa përcaktime dhe përkufizime të përgjithshme. Kjo hap dilemën se Eko ndoshta nuk ka mundur në tërësi ta definojë nocionin “vepër e hapur“. Kjo nuk na shpjegon se vetëm veprat e shekullit XX mbajn karakteristikat e veprave të “hapura“ mbi të cilat flet vetëm Umberto Eko. Vepra të“hapura“ Eko i konsideron edhe shpjegimet mbi artin e Barokut si dhe shpjegimet mbi Biblën, e në veçanti vargjet simbolike të Malarmes, por libra të tilla siç është edhe Kurani konsiderohen të “hapura“ sepse shumëzimi, kuptimi si dhe ndryshimi i brendshëm dhe i jashtëm vjen nga vetë ato. Në të vërtetë, vepra e “hapur“ është esenca e dallimeve artistike, gjuhësore dhe religjioze (religjioni Islam ) mbi të cilin ne do të flasim.
Religjionin që predikoi Profeti Muhamed dhe që pushtoi njerëzimin quhet ISLAM. Shumë janë përpjekur që të përkthejnë kuptimin e “hapur“ të këtij religjioni, por nuk ia kan dalë. Islam do të thotë dedikim apo përkushtim Zotit; Nënshtrim ndaj vullnetit të Zotit, etj, etj.
Shpesh në perëndim pohohet se fjala Islam nuk ka dhe nuk p[rmban kuptim mistik as filozofik, dhe se filozofët dhe mistikët asgjë nuk i kanë borxh fjalës Islam. Profeti është njeriu, nëpërmjet gojës së të cilit Zoti i flet njer[zimit. Besimi në të gjithë profetët, është gurthemeltar në fenë Islame, dogma nga nis të ngrihet ndërtesa madhështore e fes[ Islame. Ndërmjet profetëve të mëdhenj, veçohen Ibrahimi , Musai . dhe Isai.
Si lindi pra, ndërtesa e thjeshtë, e mrekullueshme, pozitiviste e Islamit? Në shpellën Hira, Profeti, dëgjoi urdhërin e Zotit për të shpallë të vërtetën. Dhe, për 23 vjet rresht iu shfaq kryeengjëlli i cili pak nga pak i ja bëri të njohur Muhamedit gjithë të vërtetën qiellore, krejt Kur’anin.
Kur’ani është vepër shumë specifike e “hapur“, por jo vetëm në përmbajtjen shumë të begatë të këtij libri, por edhe në formën shumë specifike gjuhësore. Suret e tij nuk janë kaptina të rëndomta ashtu edhe siç pretendohet, sepse kaptinat kanë kontinuitet, por edhe ajetet (citatet) në shikim të parë janë autonome e disa herë drejtpërdrejt apo tërthorazi janë të lidhura me ajetin (citatin) tjetër, në një kontest të lidhura me kaptinat, por edhe me tërë Kur’anin. Kjo begati e pashterur e domethënjeve të “hapura“ të Kur’anit, tërhoqi vëmendjen e dijetarëve, të cilët vazhdimisht u thelluan në studimin e tyre, por gjithnjë duke u ruajtur që të mos fundosen e të prmbyten, pse, kush është ai që me aftësinë e vet të mund të arrijë t’i kuptojë në tërësi thënijet e “hapura“ të Zotit, të njohë hollësitë dhe mrekullitë e tyre, e të mendojë se ka arritur ndonjë shkall[ të lartë të të njohurit!?. Kur’ani është fjala definitive e Zotit, e cila, meqënëse u shkrua aty as nuk mund të ndryshohet. Mrekullia e Kur’anit do të mbetet gjithmonë një enigmë për botën e mendimit skeptik. Kur’ani, hap shtigje dhe mundësi për përpjekje të reja të cilat nuk kanë të ndalur deri në ditën e fundit të jetës në tokë.
Studiuesit dhe njohësit të dalluar të Kur’anit gjithmonë spikatën nevojën e leximit dhe të studimit të tij të vazhdueshëm, sepse duke lexuar sa më shpesh Kur’anin, lexuesi apo studiuesi do të ketë mundësi të studiojë vlera më të pasura dhe do të fitojë njohuri më të thella mbi njeriun dhe natyrën që na rrethon. Që në kohën e Muhamedit u bënë shumë tentativa për ta imituar Kur’anin, por, të gjitha tentativat dhe përpjekjet dështuan me turp. Mrekullia e Kur’anit, e cila tërhoqi edhe shpirtrat e tyre, i habiti edhe vetë ata; prandaj me vetëdije të humbur dhe të tronditur, edhe idhujtari (armiku) më i madh i fesë Islame, Velit bin Mugire u gjunëzua para mrekullisë së tij ( Kur’anit ). Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë d.m.th. për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. Prej kësaj çështje kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Gadishullin Arabik ai lloj meditimi që prej atëherë nuk ka rreshtuar së dhëni hov mendimi filozofik Islam. Arabët ishin një popull poetësh. Ata e shijonin dhe e kuptonin letërsinë. Madje, në atë kohë, kishin një letërsi të kultivuar dhe mjaft të zhvilluar. Jetonin në botën e vargjeve, të ritmit, dhe të harmonisë, por të gjithë miq e armiq u përpoqën ta njohin bukurinë rrëmbyese të verseteve të Kur’anit. I gjithë libri, që edhe për nga pikëpamja arkitektonike, është një kryevepër e strukturës logjike, përmban njëqind e katërmbëdhjet kapituj, që quhen sure. Verset e këtyre kapitujve janë bota, ku zhvillohet sot e kësaj dite jeta e gati një miljard e gjysem njerëz.
Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, për herë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhan Hersh na e tregon duke nisur prej disa filozofëve të Lindjes si: El-Kindi, El-Farabiu, Ibni-Sinai, ashtu edhe të Perëndimit: Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza,Laibinci etj. Nëse, p[rfundimisht, versetet Kur’anore mund të përzien në një procedurë dëshmuese filozofike, kjo është për arsye se gnosologjija vetë kthehet në pogamberologji, dhe për atë se “ lajcizmi metafizik”, i cili në Perëndim ze rrënjë qysh në skolastikën latine, nuk është sendërtuar në Islam. Si fe, Islami është paqësor, i pastër, i freskët, rinor, tërheqës, sa çdo ditë edhe sot fiton vise të reja dhe ithtar të rinj.

In : Aktuale

Loading...
loading...