Edhe “Viberi” pjesë e procesit zgjedhor

 

Fotografimi i procesverbalit të 16-të nga ana e Këshillave zgjedhor, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vlerësohet si vendim i cili rrit efikasitetin, transparencën dhe shpejtësinë e shpalljes së rezultateve. Ekspertët megjithatë mendojnë se ky vendim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

Destan JONUZI

Shkup, 18 prill – Nën hijen e fushatës së kandidatëve për president mbeti paralajmërimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), për risinë e re që do të aplikohet në Zgjedhjet Presidenciale 2019, dhe për këtë qëllim – Komisioni ka miratuar edhe udhëzim përkatës. Kjo risi ka të bëjë me dorëzimin e të dhënave nga Këshillat Vendor Zgjedhor (KVZ) në KSHZ, me qëllim që të rritet efikasiteti, transparenca dhe shpejtësia e shpalljes së rezultateve, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

“Nga këto zgjedhje fillojmë me një risi të re. Procesverbali i 16-të, të cilin e nënshkruajnë Këshillat Zgjedhor dhe e dorëzojnë në Komisionet Komunale, duhet të fotografohet dhe të dërgohet me anë të aplikacionit celular ‘Viber’ në KSHZ, para se të niset për në Komisionin Komunal. Për arsye se ka ndodhur në të kaluarën që ato procesverbale të jenë ndryshuar, dhe në to të përmirësohen numrat. Me këtë aplikacion do të fitojmë në kohë për ti shpallur rezultatet jozyrtare. Afati do të jetë diku 1 orë e 20 minuta nga mbyllja e vendvotimeve kur do t’i kemi rezultatet e para jozyrtare”, deklaroi për gazetën KOHA, Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.StrugaLajm

Me këtë risi, nga KSHZ, vlerësojnë se do të parandalohet mundësia nga manipulimet me rezultatet zgjedhore, gjegjësisht do të bëhet kontroll i dyfishtë, ndërsa do të ketë edhe transparencë më të madhe. Por, ndryshe mendon ish-anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Ai thotë se ky vendim është në kundërshtim me normat e Kodit Zgjedhor dhe se përgjegjësia për zbatimin e këtij vendimi bie mbi ata që edhe e kanë marrë atë.

“Nëse e sheh në aspektin legal, një gjë të tillë nuk e lejojnë normat e Kodi Zgjedhor, por ato kanë sjell një akt nënligjor me të cilin kanë sjell vendimin që të mundet në këtë mënyrë të dalin me rezultate me të hershme sesa që mund të dërgohen në mënyrën si e parasheh Kodi Zgjedhor. Kjo ndoshta është mirë në aspektin e shpejtësisë, mirëpo në aspektin ligjor nuk është e mbuluar nga Kodi Zgjedhor. Në aspektin legal, procedural dhe ligjor – këtë nuk e lejon Kodi Zgjedhor, por në anën tjetër meqë ato kanë sjellë një vendim të tillë, është në përgjegjësinë e tyre çështja e zbatimit”, deklaroi për gazetën KOHA, Jakupi.

Një metodologji e tillë, praktikohet gjatë zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, por atje ndryshe nga Maqedonia e Veriut, përdoret një aparaturë më e sofistikuar, ku në tre apo katër vendvotime, procesverbalet skanohen në një skanerë dhe rezultatet lexohen në mënyrë automatike, pra nuk ka angazhime shtesë të resurseve njerëzore. Ndërsa, tek ne – kjo risi e KSHZ-së, përveç dërgimit të fotografimit të procesverbaleve nga Këshillave Vendor Zgjedhor, parasheh angazhimin edhe të 70 punonjësve të KSHZ-së, të cilët do ti pranojnë këto të dhëna me anë të aplikacionit celular “Viber” dhe të njëjtat ti përpunojnë në mënyrë elektronike dhe ti shpallin në ueb faqen e Komisionit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...