Edi Rama drejtuar shqiptarëve të RMV-së: Regjistrohuni…

“Motra dhe vëllezër shqiptarë nga Tetova, Shkupi dhe krejt Maqedonia e Veriut, ju sot duhet të jeni krenarë për sa shumë keni arritur në përparimin e të drejtave tuaja në shtetin fqinjë dhe mik. E mira nuk ka fund dhe asnjëherë nuk është mjaftë, por mjafton të kthejmë kokën pas jo shumë larg në kohë, veç disa vite më parë për të parë se çfarë hapash të mëdhenj dhe vendimtar keni hedhur në afirmimin e identitetit dhe dinjitetit të shqiptarit në atë Republikë, ku deri dje shqiptari trajtohej si kategori e dytë edhe pse pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Sot është një nga ato momente të jetës suaj si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kur askush prej jush asnjë i vetëm, kudo-qoftë me banim në këtë botë, dhe çfardo qofshin punët dhe hallet që ka nuk duhet të mungoj në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh sepse afati i mëparshëm u huq qëllimisht nga ata që nuk donin t’ju numëronin dhe që nuk lanë dy gurrë bashkë, për ta lënduar kauzën, identitetin dhe dinjitetin shqiptarë në atë shtet. Ju e dini, e dini më mirë se kushdo, dhe kush prej ju nuk e di, duhet ta mësojë se nga numri i shqiptarëve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptarë të asaj Republike, mbi pjesëmarrjen dhe mbi vendimmarrjen në punët e atij shteti. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal, nuk ju kërkohet as të merrni lopatën dhe të dilni në fushë, madje nuk ju kërkohet as dilni hiç nga shpija, por veç të harxhoni vetëm pesë minuta, asnjë minutë më shumë ndoshta minuta më pak për tu ulur para kompjuterit dhe me krenari të regjistroheni si qytetarë shqiptarë të RMV-së”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. /AlsatStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...