Edi Rama flet për karantinën për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Rama flet për karantinën për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte vendimmarrje e tij vendosja e karantinës me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, por e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

StrugaLajm

Teksa gazetari Sokol Balla e pyeti për një shqetësim që LSI ka ngritur për këtë fakt se mosardhja e emigrantëve nga jashtë rrezikon votën e kandidatit të tyre, Vangjel Tavo, Rama tha se edhe Niko Peleshi u mërzit. Ai tha se e vetmja herë kur ka ‘ndërhyrë’ tek Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte për rastin e Kosovës.StrugaLajm

“Nuk i mohoj të drejtën askujt, pasi kjo nuk është vendimmarrja ime. Ka vetëm një ndërhyrje timen, parimore, të prerë nga lartë qysh në ditën e parë. Qysh në ditën e parë kur na erdhi kjo mortje. Ua kam thënë atyre në diskutimin që kemi pasur. Iu kam thënë se diskutoheshin kufijtë, hyrjet, daljet, dhe fillimisht që një mbylle e madhe iu kam thënë; shikoni këtu, nuk duhet të ndodh që Kosovën ta shihni si shtet tjetër, Jo më! Se pati një moment që u mbyll. Ky ka qenë diskutimi. Ka ndodh diçka, a ishte nga ana e atyre a ne. S’jam shumë… i kam thënë se; ju lutem shumë që kini parasysh që Kosova nuk është shtet tjetër në këtë luftë të përbashkët për shëndetin dhe që i ka rënë gjithë dynjasë.”, tha Rama.

Balla: Ça do të thotë kjo? Rama: Kjo do të thotë ça thash unë. Gjykojeni mirë apo gabim, Balla: Po nuk është korrekte?

Rama: Po s’është korrekte. As nëse jemi dy shtete. Se korrte është…Ajo që është vendosur karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, është se kam pasur reagime dhe nga deputetet e PS. I kam thënë; Mos më thoni mua. Niko Peleshi nuk ka qenë i lumtur për këtë gjë. Kush e ka me zemër dhe kush vjen si patriot, vjen dhe voton. Më kupton.

In : Aktuale

Loading...
loading...