Edi Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës, më saktësisht Haaglanden.

Vizita e Ramës mund të konsiderohet si një ndër vizitat më interesante që një kryetar qeverie ka zhvilluar në historinë politike.

Në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë tri orë. Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale. Mund të sjellim shembullin e kryeministrit holandez, Mark Rutte, në vitin 2011 apo ish-kryeministren norvegjeze, Erna Solberg, në vitin 2015.StrugaLajm

Por, asnjë agjendë e tyre nuk përmbante një kornizë të tillë politike dhe miqësore. Burgu ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjendet jashtë Hagës, në periferi të Scheveningen-it.

Haaglanden është një burg unik në Holandë, pasi është i vetmi që ka një qendër kujdesi për të paraburgosurit.

In : Aktuale

Loading...
loading...