Aktuale
Edmond Hoda zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të Besës në Strugë
KOMUNIKATË
Në qytetin e Strugës, sot u mbajt Konventa Themeluese e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Rajonale Strugë. Me një prezencë masovike, në prani të kreut më të lartë partiak me në krye kryetarin Bilall Kasami, delegatët dhe delegatet zgjodhën Edmond Hodën për kryetar të Forumit Rinor – Dega Rajonale Strugë.
Lëvizja BESA do të vazhdojë me konsolidimin e Forumit Rinor nëpër degët e saja, deri në Konventën Qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i rinisë në nivel republikan.