Ekstradohet në Zvicër shqiptari 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Një trafikant i dyshuar i lëndëve narkotike, për të cilin Prokuroria në Zofingen-Kulm kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar që nga viti 2016, javën e kaluar është ekstraduar në Zvicër. Aktualisht, ai është në paraburgim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

I akuzuari është një shqiptar 23-vjeçar, i cili dyshohet se është pjesë e një bande shqiptare të drogës. Kështu ka informuar të martën Prokuroria e Aargaut. Që në vitin 2016, shqiptari ishte shpallur ndërkombëtarisht i kërkuar për arrestim. Në fillim të prillit, ai u arrestua në Maqedoninë e Veriut. Të martën e kaluar, ai është ekstraduar në Zvicër, thuhet në informatë.

Zyra e prokurorit publik Zofingen-Kulm është duke zhvilluar një hetim kundër të akuzuarit për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në bandë kriminele. I pandehuri i ka mohuar akuzat. Me kërkesë të prokurorit, gjykata e masave të detyrueshme e ka paraburgosur për tre muaj.StrugaLajm

Banda kriminaele, dyshohet se në periudhën në mes prillit dhe tetorit të vitit 2015, u ka shitë drogë në një sasi të madhe të varurve nga kjo lëndë narkotike në Wynental, përcjell Shtegu.com. Në fund të gushtit 2017, katër anëtarë u dënuan me burgim midis tre dhe shtatë vite e gjysmë . Tre aktgjykime janë fuqiplotë, rasti i një personi ende në pritje nga Gjykata Federale.

In : Aktuale

Loading...
loading...