Ekologjistët letër Zoran Zaevit:Moratorium për ndërtimet në bregun e liqenit

Ekologët dhe shoqatat ekologjike nga Ohri i kanë kërkuar qeverisë të deklarojë një moratorium mbi urbanizimin në rajonin e liqenit të Ohrit.Shoqatat ekologjike i kanë dërguan një kërkesë Kryeministrit Zoran Zaev për shpalljen e një moratoriumi për të gjitha transformimet urbane në bregun e liqenit në rajonin e Ohrit.Shoqatat ekologjike nëpërmjet kësaj letre informojnë kryeministrin se në teren po ndodhin aktivitetet që bien ndesh me rekomandimet e UNESCO.‘’Kërkojmë nga qeveria sa më shpejt që të jetë e mundur, jo më vonë se 30 ditë,të deklarojë një moratorium për të gjitha transformimet urbane në bregun e liqenit në territorin e rajonit të liqenit të Ohrit si pjesë e ‘’ Trashëgimisë Botërore ‘’. Ne presim që qeveria të braktisë konceptet e vjetëruar të zhvillimit të cilat qartë treguan se sjellin shkatërrimin e vlerave të cilat janë bazë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Duhen masa për të mbrojtur thesarin tonë më të madhe kombëtare, në përputhje me standardet bashkëkohore ekonomike dhe mjedisore. – thuhet në letër.Shoqatat gjithashtu kujtojnë raportin e fundit të progresit për Republikën e Maqedonisë në të cilin BE kërkon nga qeveria qendrore të respektojë detyrimet për mbrojtjen e natyrës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...