El Hilal zbaton projektin “Çanta dhe pajisje shkollore”për nxënësit

Projekti “Çanta dhe pajisje shkollore”

Në kuadër të aktiviteteve programore, El Hilali filloi me realizimin e projektit “Çanta dhe pajisje shkollore” për nxënësit për vitin shkollor 2024-2025.

Degët obligohen të kontaktojnë me donatarët lokal dhe në bashkëpunim me shkollat dhe arsimtarët të përpilojnë listat e nxënësve nevojtarë, që kanë nevojë për këtë lloj ndihme.

Gjithashtu, në platformën onlajn të El Hilalit ka filluar fushata për grumbullimin e mjeteve për këtë qëllim.
Për një nxënës donacioni është 25 euro ose në kundërvlerë në denarë.

Aksioni, duke filluar prej sot, do të zhvillohet deri në përfundimin e javës së parë mesimore, gjegjësisht deri më 10.09 2024.StrugaLajm

Obligohen antarët e organeve dhe aktivistët e El Hilalit ta shpërndajnë posterin e dizajnuar për këtë projekt në profilet e tyre në internet dhe ta publikojnë në faqet e ndryshme në rrjetet sociale.

Komisioni i projektit Çanta dhe pajisje shkollore të OH “El Hilal”it.

In : Aktuale

Loading...
loading...