Projekti “Çanta dhe pajisje shkollore”
Në kuadër të aktiviteteve programore, El Hilali filloi me realizimin e projektit “Çanta dhe pajisje shkollore” për nxënësit për vitin shkollor 2024-2025.
Degët obligohen të kontaktojnë me donatarët lokal dhe në bashkëpunim me shkollat dhe arsimtarët të përpilojnë listat e nxënësve nevojtarë, që kanë nevojë për këtë lloj ndihme.
Gjithashtu, në platformën onlajn të El Hilalit ka filluar fushata për grumbullimin e mjeteve për këtë qëllim.
Për një nxënës donacioni është 25 euro ose në kundërvlerë në denarë.
Aksioni, duke filluar prej sot, do të zhvillohet deri në përfundimin e javës së parë mesimore, gjegjësisht deri më 10.09 2024.
Obligohen antarët e organeve dhe aktivistët e El Hilalit ta shpërndajnë posterin e dizajnuar për këtë projekt në profilet e tyre në internet dhe ta publikojnë në faqet e ndryshme në rrjetet sociale.
Komisioni i projektit Çanta dhe pajisje shkollore të OH “El Hilal”it.