Elmi Aziri: Qeveria po e menaxhon krizën në stilin ,,Jep më pak e merr më shumë”

Në emisionin “Click Plus” Nënkryetari dhe Deputeti i Aleancës për Shqiptarët prof.Elmi Aziri përball Ministrit të Ekonomisë dhe përfaqsues i BDI-së Kreshnik Bekteshi,në Televizionin Tv21 kanë diskutuar për sfidat e vendit në vitin 2021.

Deputeti Aziri duke folur për atë se ku dështoi Qeveria në aspekt të menaxhimit të krizës ekonomike ka thënë: “Menaxhimi i krizave mvaret nga disa faktorë, varet nga mundësitë por edhe përgatitjet që i kemi,vendi jonë, ose pushteti gjatë kësaj periudhe ka marrë 1.3 miliard euro borxhe, e nëse i marrim parasysh Pakot e Qeverisë na dalin se Qeveria ka harxhuar 1.2 miliard euro.StrugaLajm

Sipas tij, një pjesë e tyre janë kredi me kamata,një pjesë shum e vogël janë grante. “Raporti i progresit i BE-së thot, po citoj ,,ndërmarrjet kanë problem me likuiditetin dhe me qasjen tek finansat. E tani, çka ndodhë, Qeveria gjatë kësaj krize e ka rritë çmimin e naftës dhe çmimin e rrymës elektrike, që i bie se Qeveria në një anë jep dhe në anën tjetër merr nga qytetarët dhe ndërmarrjet”, theksoi Aziri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...