Elvis Hoxha nga Vetëvendosja e Tiranës apelon pro Idri Istrefit

Elvis Hoxha

Struga është një nga qytetet më simpatikë shqiptarë. Liqeni dhe Drini i Zi e bëjnë atë tejet të veçantë. Kënaqësinë që ta jep natyra me përshtypjet e para, e zbeh menjëherë sapo të bisedosh me qytetarin e parë, kur e dëgjon të qahet për gjendjen ekonomike, kulturore, inftrastukturore të qytetit. Dhe kur pyet, se kush e qeveris këtë qytet, përgjigjja është e njëjtë tash e 20 vjet, Ramiz Merko dhe BDI. Dhe unë habitem se si qyteti i poezisë, i bukurisë e i artit duron në pushtet për kaq gjatë këtë keqqeverisje.
Lëvizja Vetëvendosje! përfaqëson një ndryshim radikal dhe pozitiv në Kosovë. Është në natyrën e aktivistit të saj pra që të mbështesë kudo rryma dhe subjekte politike që ngërthejnë parime të ngjashme, që janë për drejtësi, barazi dhe janë moralisht të pastër. Si aktivist politik, unë ndjek me vëmendje zgjedhjet edhe në MV. Nga ç’kam arritur të mësoj, kandidati i Strugës Idri Istrefi për mua mishëron personin që do përmbushte kriteret edhe si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje!
I uroj vullnet Idriut dhe ndërgjegje të lartë votuesit të Strugës.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...