Emërimet e paligjshme në shkolla, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët.

Nga gjykata thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te dëshmitarët.

StrugaLajm

“Dy dëshmitarët që duhej të merren në pyetje sot, në të dyja lëndët, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancë”, deklaroi avokati i Merkos, Igor Petkovski.

Në cilësinë e dëshmitarëve sot është dashur të paraqiten ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe shefi i sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski.

In : Aktuale

Loading...
loading...