Emin Kupa nga Aleanca kërkon llogari:Pse komuna pa tender i ndau 830 mijë euro Siti Lajtit(City Light)

Sot në seancën e rregullt të Këshillit të Komunës së Strugës, këshilltari nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Emin Kupa reagoi ashpër ndaj programit për ndërtim të trasave të reja dhe rekonstruim të ndriçimit publik në territorin e komunës së Strugës për vitin 2021.

Kupa kërkoi llogari se pse komuna nuk ka hapur tender publik por ka bërë kontratë në vepër me SITI LAJT (City Light) për mirëmbajtje, për të cilën ndan shumën marramendëse prej mbi 50milionë denarësh (50.800.000,00).StrugaLajm

Komuna ndan rreth 830 mijë euro për City Light, për sanimin e defekteve në ndriçimin rrugor dhe zëvendësimin e dritave të djegura e të thyera.StrugaLajm

A janë të nevojshme këto shuma kaq të mëdha në këtë kohë pandemie, në këtë krizë ekonomike e sociale?!

In : Aktuale

Loading...
loading...