Aktuale
Erdha nga Struga e poezisë, një varg liqeni për ty të thurr…
Atje në Shalën e Bajgorës…
( Dëshmores, Fatime Hetemi)
Erdha nga Struga e poezisë
Një varg liqeni për ty të thurr
Ti s’ishe aty atë ditë
Vetëm portretin kishe në mur…
Më thanë se ke ikur maleve
Dhe maleve ke shtëpinë
Gjersa Flamuri i Arbërit
Të marrë në gji gjithë Shqipninë…
Lebit MURTISHI