Shprehim dhimbjen per familjarët e viktimave dhe solidaritetin me gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Në këtë frymë vëllazërore FC Struga Trim Lum ka vendosur që të ardhurat e fituara nga shitja e biletave në ndeshjen e radhës FC Struga Trim Lum – KF Shkëndija, E mërkurë, 27.11.2019, të shkojnë në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të të dëmtuarve nga ky tërmet me përmasa tragjike.