Fakte që nuk i dinit për Austrinë (Video)

Gjashtë fakte interesante për Austrinë që nuk i keni ditur

Austria është një nga vendet më të pëlqyera për të jetuar, për njerëzit nga e gjithë
bota. Kjo për shkak të standartit të jetesës dhe mundësive të mira për punë dhe
karrierë. Por, a keni ditur disa fakte interesante për Austrinë?
Ne jemi këtu për të ju informuar juve dhe për më shumë, ju ftojmë që ta bëni
SUBSCRIBE kanalin tonë dhe ta aktivizoni zilen, për të mos humbur asnjë video në
të ardhmen.Reklame

1. Austriakët e duan kafenë

Kafeja është një nga pijet më të preferuara të austriakëve. 86.4 për qind e tyre e
konsumojnë kafe. Austriakët pinë mesatarisht, rreth 2 filxhanë kafe në ditë. Tri të
katërtat (76%) e kësaj konsumohen si pije e nxehtë në mëngjes. Në total, konsumohen
162 litra për person në vit. Kafeja më e preferuar në Austri është Melange.
2.Kartolinat e para u prodhuan në Austri

Fillimisht, ato u përdorën si një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë për dërgimin e
mesazheve, pa qenë nevoja të shkruhej një letër. Kartolinat e para u dërguan në vitin
1869.StrugaLajm

3. Shqiptarët ndërtuan në Grac shtatoren e femrës së parë që fitoi çmimin Nobel për
Paqe

E dinit, që femra e parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe ishte austriake dhe quhej
Bertha von Suttner? Ajo ishte një pacifiste, luftëtare e paqes, shkrimtare. Ajo u bë
femra e parë e cila u nderua me çmimin Nobel për Paqe më 1905. Si shenjë nderimi
për popullin mik austriak, më 9 qershor të vitit 2017, Shoqata Shqiptare “Nënë
Tereza” në Grac bashku me komunitetin shqiptar kanë promovuar shtatoren e Bertha
von Sutter në një shkollë të Gracit e cila mban të njëjtin emër. Vepra madhështore
është punuar nga skulptori ferizajas, Agon Qosa.
…vazhdojmë me faktet, e juve ju rikujtojmë që të bëni SUBSCRIBE kanalin tonë dhe
të aktivizoni zilen për më shumë video.

4. Pallati Schönbrunn ka 1,441 dhomaStrugaLajm

Pallati Schönbrunn është një kompleks i madh në Vjenë, që përfshin një zonë parku
dhe një kopsht zoologjik. Schönbrunn ose Schloß Schönbrunn ishte vendbanimi
kryesor veror i perandorëve austriakë të dinastisë Habsburg.
Pallati ka 1441 dhoma, 40 prej të cilave mund t’i vizitoni dhe studioni në detaje. Në
secilën prej tyre mund të shihni se si jetonte familja perandorake. Por së pari ju duhet
të merrni një udhëzues audio (në disa gjuhë të ndryshme)dhe një hartë të dhomave të
pallatit.

5. Makina qepëse u shpik nga austriaku Josef Madersperger
Krijimi i makinës qepëse daton në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Makineritë e
para të qepjes ndryshonin në atë që kopjuan plotësisht metodën e qepjes manuale. Por
në vitin 1814, rrobaqepësi austriak Jozef (Joseph) Madersperger krijoi një gjilpërë me

një vrimë në majë të një prej skajeve. Jozef Madersperger konsiderohet edhe si
shpikësi i makinës qepëse.

6. Arnold Schwarzeneger është lindur dhe rritur në Austri
Arnold Alois Schwarzeneger është lindur me 30 korrik 1947 në Thal, Steiermark të
Austrisë. Është një aktor austriako-amerikan, publicist, sipërmarrës, dhe ish-politikan
amerikan. Në moshën 21-vjeçare u shpërngul nga Austria për të vazhduar ëndrrën e tij
në Amerikë. Arnoldi fitoi shtatë herë si “Mister Olypia” në Bodybuilding dhe më pas
mori famë ndërkombëtare përmes filmave të shumtë të Hollivudit – veçanërisht me
filmat “Terminatori”.

Nga viti 2003 deri në vitin 2011 ai ishte guvernator i 38-të i Kalifornisë. Në një film
dokumentar të prodhuar nga mediat austriake për jetën dhe karrierën e tij, ai kishte
deklaruar: “Secili fëmijë i ka këto ëndrra: Të jetë një herë në jetë i pasur, i famshëm
dhe herët apo vonë të udhëtojë për në Amerikë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...