Familja Sabedini e mrekulluar .Fëmija i lindur parakohe me 550 gram kthehet në shtëpi me shëndet të plotë

Më shumë një mrekulli e Zotit dhe po aq edhe një lajm senzacional .Nga një histori e mbijetesës në një moment të magjishëm për familjen Sabedini nga Hasanbegu raporton Faktiditor.ch .Historia lidhet me një lindje të rrallë të parakohshme të një fëmije me vetëm 550 gram , vetëm pesë muaj e gjysëm të shtatëzënisë ,rasti më i rrallë në Maqedoni përfshirë edhe gjërat si do vijonin më pas, qëndrimi në inkubator, përkujdesja maksimale e mjekëve dhe deri tek momenti i fundit i paimagjinueshëm kur fëmija tashmë gëzon një shëndet të plotë dhe sapo është liruar nga spitali pas plot 114 ditëve .


Dr Liljana Kujic pasi i bën kontrollet e fundit vendos që fëmija me emrin e artë Betim Sabedini të shkojë për herë të parë në shtëpinë e tij, atje ku e presin familjarët plot dashuri .Betimi kthehet tashmë kthehet jo me 550 gram, por me një peshë më normale se e gjithë fëmijëve të tjerë që lindin në rrethana normale.Ai tashmë i ka 2500 gram.
Familja Sabedini falemenderon Zotin për gjithë këtë por edhe stafin e mjekëve që u përkujdesen gjatë gjithë kësaj kohe , me një përkushtim dhe profesionalizëm.Ata tashmë e kanë pranë fëmijën e tyre që do arratiset drejt ëndrrave më të bukura që ofron jeta.Ai lindi si një mrekulli dhe do jetojë në po të njëjtën mrekulli
atje ku e presin vellau Krenari dhe motra Besa./Faktiditor.ch/.


Vellau Krenari dhe motra Besa duke pritur Betimin .Nje moment i veçanteStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...