Fatime Fetai me veshje kombëtare! (VIDEO)

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai në rrëfimin e saj për jetën dhe familjen në një nga storjet e një televizioni maqedonas ka rrëfyer për jetën e saj private, për veshjen dhe respektimin e traditës, informon INA.

Ajo tregon se nuk heziton të veshë veshjet kombëtare, që i mban në shtëpi, sidomos për ceremoni të caktuara familjare tradicionale, gjegjësisht nëpër dasma. Ajo ka theksuar se kur ka punuar në Gjykatën e Gostivarit ka qenë më e veshur se gjitha të tjerat, por kur ka qenë e lirë në shtëpi ajo është veshur me veshje të zakonshme, por edhe me veshje tradicionale në ceremoni të caktuara.

“Kur jam në Shkup kur kam pres – konferencë më shihni si jam e veshur, por të nesër po të ketë dasëm në Bogovinë, sërish do të veshja dimi dhe ari, për shkak se nuk dua që vjehrra ime të ndjehet e goditur dhe ta përgojojnë se nusja e saj është ndryshe si të tjerat”, ka theksuar Fatimja.

Fatime Fetai ka zbuluar se është martuar në moshën 17 vjeç, ndërsa burri i saj 18, ndërsa martesa ka ndodhur pasi që kanë qenë shumë të dashuruar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...