Fatime Fetai: Të përgjigjen ata që kanë gabuar

Shkup, 5 shtator – Nuk është me rëndësi  nëse do të ndjekë penalisht Fatimja, Vilma apo Kostadinka, por është me rëndësi ai që ka gabuar para ligjit të përballet me pasojat e veprimeve të cilat i ka ndërmarrë, deklaroi sot para Gjykatës Penale prokurorja e PSP-së Fatime Fetai.

“Mendoj se për momentin nuk duhet të na interesojnë  imtësirat dhe ngjarje të momentit. Megjithatë, duhet ta shohim atë fotografi të madhe gjegjësisht qëllimin më të lartë. Kjo është për momentin që të gjejmë mënyrë të mos lejojmë gjegjësisht  të parandalojmë që ata të cilët  kanë gabuar para ligjit të mos përgjigjen”, theksoi Fetai.StrugaLajm

Në këtë drejtim, sipas Fetait, sido që të jetë vendimi përfundimtar i cili do të merret lidhur me fatin e lëndëve të PSP-së, është me rëndësi ato të vazhdojnë pa dallim kush do t’i përfaqësojë.StrugaLajm

“Pavarësisht asaj nëse do të jetë vendimi që ne të vazhdojmë  t’i përfaqësojmë ato lëndë apo megjithatë prokurorë të tjerë megjithatë ky vendim do të ishte më i mirë nga cilado qoftë zgjidhje të cilën e dëshirojnë politikanë të caktuar për momentin, ndërsa kjo është përmes shfrytëzimit të shkathtë të zbrazëtirave të caktuara juridike dhe keqpërdorim të fuqisë së tyre politike që të vijnë në zgjidhje e cila do të thotë shmangie e plotë apo e pjesshme të përgjegjësisë penale”, deklaroi Fetai.

In : Aktuale

Loading...
loading...