Fatlum Rushiti,atakohet nga kryeministri i Greqisë

Mediat dhe politika greke vazhdojnë intenzivisht të merren me diplomatin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Fatlum Rushiti, i cili vazhdon me aktivitetet kombëtare në Ulqin, Preshevë, Sanxhak, Nish, Toplicë e Çamëri.
Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar për gazetën e përditshme greke “Kathimerini” se Fatlum Rushiti i senzibilizon shqiptarët për unifikim kombëtar në Ballkanin Perëndimor.
‘Fatlum Rushiti i furnizon viset shqiptare me literaturë, harta historike, projekte ekonomike, marketing dhe filozofi. Një Zot e dinë si i fut këto gjëra në Greqi, Serbi e Mal të Zi. Bëhet fjalë për një strategjist e intelektual të madh që punon me kode amerikane që vështirë deshifrohen. Na shkakton terror psiqik me metoda kibernetike. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se grekët kurrë nuk do të tolerojnë krijimin e Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ballkanik. Kemi kërkuar nga Lobi Grek në Amerikë që të angazhohen politikisht për preventim maksimal të politologut shqiptar,’ shprehet kryeministri Tsipras.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...