Fatmir Dehari i vizitoi shërbimet kujdestare në Kërçovë

 

Kërçovë, 1 janar – Në fillim të Vitit të Ri 2019, në mënyrë tradicionale, kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i vizitoi shërbimet kujdestare, Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve, stacionin policor dhe shërbimin për Ndihmë Mjekësore Emergjente.

Dehari u interesua për funksionimin e shërbimeve por edhe për problemet me të cilat ballafaqohen.StrugaLajm

“Vetëqeverisja lokale do të bëjë angazhime maksimale që të mundësojë kushte më të mira pune për zjarrfikësit, siç e bëmë atë me uniformat e reja”, tha Dehari gjatë vizitës së NJTZ-Kërçovë.StrugaLajm

Në Stacionin policor me kompetencë të përgjithshme policët kujdestarë theksuan se nata ka kaluar qetë, pa prishjen e qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve, ndërsa natë të qetë dhe pa shumë intervenime kanë pasur edhe ekipet kujdestare të shërbimit për Ndihmë Mjekësore Emergjente në Kërçovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...