FC Struga fiton ndaj Skopjes

‼️ Fitore e madhe ndaj Skopjes ‼️

🔴 Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e tretë sezonale, duke vazhduar kështu serinë e ndeshjeve pa humbje në elitën e futbollit vendor. ⚪️ Në kuadër të javës së 6-të ekipi strugan mundi ekipin e Skopjes me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Ivan Galevski në minutën e 94-të. 🔴 Me këtë gol drejtësia erdhi në vend, pasi Struga Trim Lum dominoi në tërësi takimin, duke krijuar raste pa fund përballë Skopjes, skuadër kjo që në Strugë kishte ardhur për tu mbrojtur dhe jo për të luajtur futboll.⚪️ Struga Trim Lum humbi edhe një penalti, të cilën në gol nuk arriti ta shndërrojë Valentin Koçoski, por që fundi megjithatë doli të jetë me fat për ekipin tonë, që në këtë mënyrë vazhdon të figurojë lartë në renditje. 🔴 Pas 6 xhirove Struga Trim Lum me 12 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas skuadrës kryesuese të Akademia Pandev, që në konton e saj ka 13 pikë. #forcastrugatrimlum💪💪#DashurieVërtetë🤍❤️StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...