FC Struga, fitore të madhe ndaj Shkëndijës, ëndërra europiane vazhdon

❕❗Fitore e madhe ndaj Shkëndijës, ëndërra europiane vazhdon ❕❗

🔴⚪️ Struga Trim Lum ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve të rinj të Shkëndijës, duke vazhduar kështu ëndërrën europiane deri në mbyllje të sezonit aktual.
🔴⚪️ Djelmoshat tanë sot në Gostivar zhvilluan një super ndeshje, e ku vlen të theksohet fillimi i takimit, kur edhe vendosim fatin e këtij takimi.
🔴⚪️ Vetëm pas 3 minutave lojë një ndërhyrje e palejuar e Mevlan Muratit ndaj Bunjamin Shabanit, na mundësoi që të përfitojmë penalti, të cilën në gol e shndërroi tashmë ekzekutori i pagabueshëm, Marjan Altiparmakovski.
🔴⚪️ Po i njëjti në minutën e 9-të lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa topi nga shtylla u devijua tek këmbët e Nemanja Bosançiç, i cili në ato momente ishte me shumë fat, pasi arriti të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Zahov.
🔴⚪️ Pas këtyre dy golave të shpejtë ekipi ynë administroi me shumë qetësi ndeshjen deri në fund, pavarësisht tentativave të ekipit kundërshtarë.
🔴⚪️ Trajnerin e Shkëndijës nuk e ndihmuan edhe tre zëvendësimet e bërë në fillimin e pjesës së dytë,kur në lojë inkuadroi futbollistë me shumë përvojë, ashtu që në fund me meritë kthehemi me fitore nga Gostivari.
🔴⚪️ Javën që vjen na pret përballja me Vardarin, ndërsa finalen e fundit për të realizuar ëndërrën europiane do ta kemi me 15 maj në Kratovë kundër Sileksit.StrugaLajmStrugaLajm

forcastrugatrimlum❤🤍❤🤍

In : Aktuale

Loading...
loading...