FC Struga Trim Lum e fiton 3 me O Pelisterin

❕❗️Fitore e pastërt ndaj Pelisterit ❕❗️

🟥⬜ Struga Trim Lum ka shënuar fitore 3:0 përballë Pelisterit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, duke vazhduar kështu ëndërrën europiane. Të mësuar nga ndeshja e fundit kur pësuam gol vetëm në çastet e fundit të takimit, sot ekipi ishte shumë më i vëmendshëm, megjithatë golat erdhën vetëm në pjesën e dytë.
🟥⬜ Rezervisti Emir Skenderi hapi serinë e golave në minutën e 52-të, kur shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e Pelisterit. Në minutën e 82-të Marjan Altiparmakovski shfrytëzoi asistin e Emir Skenderit në brendi të zonës për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, ndërkohë golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi, e realizoi Flamur Tairi në minutën e 86-të nga pika e bardhë.
🟥⬜ Pas 28 xhirove tashmë numërojnë 44 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt, ndërkohë Makedonija GJ.P me 48 pikë renditet në pozitën e tretë. Pra vetëm 4 pikë larg pozitës së tretë, që është edhe piksynimi ynë i skuadrës për të kapur Europën.StrugaLajm

ForcaStrugaTrimLum 💪💪💪

WeAreStruga

In : Aktuale

Loading...
loading...