FC Struga Trim Lum fiton në Veles, ëndërra europiane vazhdon ‼

‼ Kthehemi me 3 pikë të mëdha nga Velesi, ëndërra europiane vazhdon ‼

🟥⬜ Futbollistët e Struga Trim Lum shumë shpejtë kanë harruar disfatën e mesjavës në kuadër të Kupës ndaj Sileksit, duke u rikthyer tek fitorja, këtë herë në ndeshjet kampionale.
🟥⬜ Ekipi strugan shënoi fitore minimale 1:0 në transfertën në Veles ndaj Borecit, e ku sërish vendosi një gol nga ana e mbrojtësve tanë.
🟥⬜ Ishte Jasmin Mecinoviq, ai i cili shënoi golin e 3 pikëve për ekipin tonë në këtë transfertë, kur në minutën e 48-të mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Bosançiç nga goditja e këndit dhe me kokë nguliti topin në rrjetën e vendasve.
🟥⬜ Pas kësaj fitore, sërish rikthehemi në pozitën e katërt, duke ëndërruar ende atë pozitë të tretë dhe një vend për në garat europiane.StrugaLajm

ForcaStrugaTrimLum 💪💪💪

NeBesojmë ❤️🤍❤️🤍

In : Aktuale

Loading...
loading...