
Banorët e Tateshit të Poshtëm në vazhdimësi po përcjellin shqetësimi se kanë probleme të theksuara me ujin e pijshëm.Ata të thonë se po ballafaqohen prej shumë kohësh me mungesën e ujit në cezmat e tyre, gjendje e cila po bëhet e padurushme .Feriz Ferati kryetari i Bashkësisë Lokale të Tateshit të Poshtëm thekson se Ndërmarrja e ujësjellësit ka afishur një orar për ndërprejen e pjesshme të ujit I cili sipas tij nuk mund të zbatohet sepse Tateshi I Poshtëm nuk kam ujë pothuajse 24 orë.Ai nëpërmjet Strugalajm kërkon që detyrimisht autoritetet të ndërhyn në të mirë edhe të evitimit të pasojave të tjera, që mund të vin nga mungesa e përhershme e ujit në cezmat e këtij fshati.Ferati potencon se arsyetimi se uji harxhohet nga lidhjet e paligjshme nuk qëndron sepse duhet të jenë auturitete që duhet të ndërmarrin masa dhe të vendosin rregullin ndaj atyre dhe jo nëpërmjet këtij arsyetimi të penalizohen të gjithë banorët e fshatit.Prej vitesh banorët e Tateshit sidomos gjatë stinës së verës kanë përcjellur shqetësimin se ballafaqohen me mungesën e dukshme të ujit të pijshëm në cezmat e tyre .(Strugalajm.com)