Festa e pavarsisë/ Kryeministri Haradinaj rrefuzon ti japë dorën Edi Ramës

Një rastësi apo një incident? Në prag të parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me rastin e ceremonive për Pavarësinë e Kosovës liderët shtetërorë janë përshëndetur me njëri tjetrin përpara se të zinin vendet e tyre. Por Edi Rama dhe Ramush Haradinaj e kanë humbur këtë rast.

“Kryeministri i Shqipërisë Rama tentoi t’i zgjaste dorën pinjollit të familjes Jashari dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë. Ndërsa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij” ka njoftuar korespondenti i gazeta Express që gjendej në vendin e ngjarjes.StrugaLajm

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme edhe një përshëndetje tjetër sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më parë në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar (Lexo poshte), për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, të cilën Haradinaj e refuzon kategorikisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...