Festat e 1 Majit nuk i kanë plotësuar kapacitetet në qytetin e Strugës

Festat e 1 Majit nuk i kanë plotësuar pritjet e hotelierëve dhe punonjësve turistik në Strugë. Ata kanë shpresuar në mbushjen e kapaciteteve të tyre, kështu që kërkojnë komuna të gjej mënyrë t’u dalë në ndihmë.

Rezervimet për festat e 1 Majit për këtë vit në Strugë kanë shënuar rënie të ulët. Mendoj se arsye për këtë është se nuk ishte fundjavë e vazhduar – tha Jasmina Petkovska- menaxhere hoteli.

Nga ana tjetër, hotelierët presin që sezoni i sivjetmë të jetë më i mirë ndërsa pjesa më e madhe e turistëve në Strugë me të cilët biseduam thanë se janë akomoduar në Ohër, por se kanë ardhur në vizitë disaorëshe në Strugë.

Më pëlqeu ajo që e pashë. Qyteti është i bukur. Sot jemi në Strugë, por do të kthehemi në Ohër ku do të qëndrojmë tre ditë – tha një turist nga Serbia.StrugaLajm

Në Strugë kam qenë disa herë deri më tani, por më shpesh grupe dërgojmë në Ohër. Çmimet janë të volitshme – u shpreh një tjetër turist nga Serbia.

Por, edhe këtë sezon turistik, avantazhi i Strugës para Ohrit është në çmimet më të lira të shërbimeve si dhe afërsia e plazheve.

In : Aktuale

Loading...
loading...