Festim Halili merr detyrën drejtor i N.P “Radiodifuzioni Nacional”

Një kuadër i cili ngado që ka lëvizur ka lënë gjurmë për të mirë duke avancuar kështu programin e punës e njëkohësisht edhe statusin e shqiptarëve në institucionet që ka drejtuar. Festim Halili ka pak ditë që ka marrë në dorë drejtimin e NP Radiodifuzioni Nacional duke lëvizur kështu nga NP Hekurudhat – Infrastruktura. Krahas angazhimit për 12 vite me rradhë në sektorin publik dhe privat në fushën e teknologjive të informacionit si dhe komunikimet elektronike, ai në këtë ndërmarje pritet që të realizojë agjendën digjitale europiane në vend.

Po kush është drejtori i ri i NP Radiodifuzioni Nacional, njihuni me angazhimet profesionale të tij:StrugaLajm

Nga viti 2008-2010 ka qenë konsultant dhe zhvillues i protokoleve te telekomunimimit në kompaninë gjermane për telekomunikacion Inacon GmBH me seli në Karlsruhe të Gjermanisë, ku ka punuar në projekte të mëdha si: ëireshark help protocol dhe enciklopedinë e komunikimeve elektronike. Në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar dhe me kompaninë amerikane Scopic Software duke programuar në QT.
Në vitin 2009 filloi me punë në qendrën e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Tetovës, ku menaxhonte me rrjetin kompjuterik te kampusit universitar, bazën e të dhënave për proceset e ndryshme, si dhe mirëmbajtjen e harduerit. Paralelisht, mbante dhe ushtrimet si asistent në lëndë të ndryshme në katedrën e informatikës.
Në vitin 2014, emërohet shef i Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte, pranë rektoratit të universitetit, ku për herë të parë arriti të fitoj projekt evropian nga IPA-CBC fondet evropiane në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Njëherit, menaxhoi dhe projekte të Google, konferencën shkencore të IEEE për komunikime elektronike, HCFC, Projekt ShBA-Maqedoni e Veriut në fushën e mjekësis, si dhe shumë projekte të tjera.
Në Prill të vitit 2016, merr detyrën e Zv. Kryeministrit në qeverinë e R. Së Maqedonisë ku udhëhoqi dhe me komisionin për sistem politik. Gjatë kësaj periudhe ndihmoi në themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zgjerimin e Universitetit të Tetovës me dy fakultete të reja, atë Pedagogjik dhe të Bujqësisë, si dhe punësimin e 130 profesorëve dhe stafit akademik në Universitet të Tetovës. Njëherit, ndikoi në rritjen e Përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Polici, Shëndetësi, Postë dhe shumë institucione të tjera. Ishte vendimarrëse dhe reduktimi drastik i ndotjes së ambientit në Tetovë dhe më gjerë, me iniciativën për mbylljen e Jugokromit, për shkak mos vendosjes së filtrave. Për shumë projekte kapitale u rrit buxheti si: Teatri i Tetovës dhe Shkupit, Sheshi Skenderbej, Muzeu i Alfabetit, Sistemi i ujitjes Raven – Reçicë etj.
Në tetor të 2019 merr drejtimin e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku realizoi projekte të ndryshme në infrastrukturë dhe zgjërim të kapaciteteve të digjitalizimit.
Në nëntor të 2020 jep dorëheqje tek hekurudhat, për të drejtuar një ndërrmarje tjetër publike, siç është Radiodifuzioni Nacional, me qëllim të realizimit të Agjendës digjitale Evropiane në Maqedoninë e Veriut, të përpiluar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian.Promoted ContentStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...