Fetai, Panovski, Rajçev, Rustemi dhe Georgieva u betuan para Këshillit të Prokurorëve

Prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, përkatësisht Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundalevska-Georgieva sot bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat. Pesë prokurorët u zgjodhën në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë që u mbajt me 22 prill.

Prokurorët Fetai dhe Rustemi vijnë nga ish Prokuroria Speciale Publike, Panovski vjen nga Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Rajçev dhe Bundalevska-Georgievska nga Prokuroria Publike në Shkup.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...