Krahas vizitave që myftinia e Strugës në krye me myftiun Mr. Salim Sulejmani i bëjnë për namazin e teravisë nëpër xhamitë e qytetit dhe rrethinës, myftiu i Strugës mer pjesë edhe ne iftaret e organizuar nga xhamitë e ndryshme të qytetit dhe fshatrave.
Kështu, sot myftiu i Strugës bashkë me operativën dhe shumë hoxhallarë morën pjesë në iftarin e organizuar nga xhamia e fshatit Frëngovë. Së pari imami i fshatit Jusuf ef. Ismaili mori fjalën ku edhe në emër të myteveliut të zellshëm Valon Xhaferi dhe xhematit përshëndeti të pranishmit. Pastaj mori fjalën Myftiu ku foli për vlerën e agjërimit dhe shtrimit të iftareve. Iftari u përmbyll me një dua nga imami i fshatit Shum Shefit Ef. Ajredini.