Filipçe :237 raste të reja me COVID-19 sot në Maqedoni

Në 24 orët e fundit, 237 raste të reja u regjistruan me Covid-19 dhe tetë të vdekur. Janë kryer gjithsej 1,525 teste. Edhe sot, numri i njerëzve të kuruar është i lartë. 460 persona i dhanë fund luftës kundër virusit corona, shumica prej tyre nga Shkupi, 219 persona. Përndryshe, 19 pacientë u pranuan në Qendrat Covid në Shkup, për shkak të ndërlikimeve nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar në spitale është 374 persona. Shumica e tyre janë në një gjendje më të rëndë dhe janë në terapi me oksigjen.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...