Filipçe: Do të kërkojmë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive do të kërkohet që të zgjatet masa e jashtëzakonshme.

“Gjatë ditës së nesërme do të mbaj mbledhje Këshilli i Sigurisë, ne do të kërkojmë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, për më shumë shkaqe që të kemi mekanizëm që të zbatojmë rekomandimet edhe gjatë periudhës që pason”, tha Filipçe.StrugaLajm

Ndërkohë i pyetur nga Alsat për mosrespektimin e masës lidhur me mbajtjen e maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve, ministri Filipçe apeloi edhe njëherë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këtë masë preventive. Nga ana tjetër u bëri thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj personave që nuk respektojnë këtë masë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...