Filipçe: Ende nuk dihet nëse do të ketë nevojë për dozë të tretë të Fajzerit

Të premten arrijnë 10. 000 vaksina “Astra Zeneka”, ndërsa 10 000 doza “Sputnik”, priten javën e ardhëshme. Kështu bëri me dije ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se vaksinimi po realizohet në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. Ministri theksoi se qendrat e imunizimit masiv, pra palestrat dhe qendrat shëndetësore janë gjithashtu të përfshira në procesin e imunizimit.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Kemi paralajmërime që të premten do të arrijnë rreth 10 000 vaksina ‘Astra Zeneka’, donacion nga Kroacia. Gjatë javës së ardhëshme pritet të arrijnë edhe 10 000 vaksina nga Rusia ‘Sputnik’. Vaksinat ‘Sinovak’ dhe ‘Fajzer’ që arritën javën e kaluar tashmë janë shpërndarë, rreth 50 000 qysh të hënën janë distribuar dhe sot procesi po realizohet në të gjithë qytetet”.StrugaLajm

Lidhur me rekomendimet dhe publikimet për nevojën e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, Filipçe theksoi se tani për tani ende nuk ka qëndrim të fuqishëm dhe të qartë rreth kësaj çështjeje.

Venko Filipçe, ministër i ShëndetësisëStrugaLajm

“Askush nuk mund ta thotë me shumë siguri se si do të jetë e ardhmja lidhur me vaksinimin. Se këto doza a do të jenë të mjaftueshme ose do të ketë nevojë për dozë të tretë dhe tani parashtrohet pyetja nëse të njejtit prodhues ose të tjerë ose skenari i tretë, nëse kjo vaksinë do të shëndërrohet në formë të vaksinës sezonale”.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 12 000 persona, ndërsa gjithësej deri tani janë vaksinuar 333 000 qytetarë./SHENJA

In : Aktuale

Loading...
loading...