Filipçe: Nëse situata nuk qetësohet, do të ketë restrikcione

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha sonte në lajmet e Kanal 5 se nëse rritet numri i të infektuar, do të ketë kufizime, përcjell FLAKA.

Do të ketë një kufizim të orarit të punës të objekteve hotelierike dhe subjekteve të tjera, transportit publik, por edhe një kufizim të lëvizjes.

Filipçe tha se ato vende që nuk kishin kufizime tani përballen me shumë infeksione dhe një barrë në sistemin shëndetësor.

Sa i përket faktit që opozita kritikon masat, ai tha se kjo tregon vetëm se ato nuk janë konstruktive.StrugaLajm

Sot në Maqedoni ka 386 të infektuar të rinj. 

In : Aktuale

Loading...
loading...