Filipçe: Plani ynë është që të gjithë fëmijët të kthehen në shkollë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka konfirmuar atë çfarë paraprakisht gjatë ditës e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska se plani i Qeverisë është që nga shtatori, të gjithë nxënësit të kthehen në bankat shkollore.

“Protokollet kanë përfunduar, janë definuar karakteristikat dhe ato janë paksa të ngjashme, përveç se në një pjesë për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme të shkollave. Plani ynë është, normal sipas situatës epidemiologjike, nëse është kështu e qetë sikurse tani, të gjithë nxënësit të kthehen në shkolla. Kjo është diçka që e duam të gjithë ne”, sqaroi Filipçe, transmeton TV21.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...