Filipçe tregon se kur do të jetë në rend dite hapja e kufijve

Maqedonia e Veriut ende po shqyrton hapjen e kufijve për shtetasit e saj dhe të huaj.

Deri tani është në fuqi vetëm masa e lejimit të kalimit transit për shtetasit e huaj, të udhëtojnë për shtetet tjera dhe shfrytëzojnë Maqedoninë vetëm transit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se ne fund të javës do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve.StrugaLajm

Por, ai tha se e gjitha kjo do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që bën Ministria e Shëndetësisë. Prandaj ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat dhe kjo të bëhet e mundur sa më shpejt.StrugaLajm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce apeloi sot për respektimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri. Filipçe përmes një postimi në Facebook thekson se arma më e fortë kundër Covid-19 është ndërgjegjja dhe përgjegjësia e secilit prej nesh.

“Arma më e fortë kundër koronavirusit është secili prej nesh – ndërgjegjja dhe përgjegjësia jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet tu përmbahemi vazhdimisht – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe higjiena. Secili prej nesh duhet të kuptojë seriozitetin e virusit, të mbrojë veten dhe kështu të mbrojmë edhe të dashurit tanë, shëndetin publik, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe sistemin shëndetësor. Nuk ka kompromis me këtë virus. Prandaj të respektojmë. Unë besoj në qytetarët tanë, në secilin prej jush. Le të luftojmë së bashku – për të mbrojtur veten dhe të dashurit tanë, për të mbrojtur shëndetin publik”, tha Filipçe.Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...