Filipce:Ora policore edhe gjatë fundjavës nga ora 19:00 deri 05:00

Në Maqedoni edhe gjatë fundjavës pritet të jetë orari i njejtë i orës policore sikur gjatë ditëve të punës.

Kjo u bë e ditur sot nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili nënvizoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vlerësuar se gjatë vikendit ora policore mund të fillojë nga ora 19:00 dhe se i njëjti rekomandim do të diskutohet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Kemi rekomanduare që ora policore gjatë vikendit të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 dhe i njëjti propozim do të diskutohet në mbledhjen e sotme të qeverisë “, theksoi ministri Filipçe duke shtuar se për lehtësimin e masave për javën tjetër do të vendoset komfor gjendjes me pandeminë gjatë ditëve në vijim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...