Filipçe:Struga 11 raste, Maqedonia 190 të infektuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1530 testime, ndërsa janë regjistruar 190 raste të reja me KOVID-19. Më tepër raste janë regjistruar në Shkup-71, Kumanovë-19, Prilep-12, Strugë-11…

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2009 pacientë të shëruar. Vetëm në Shkup janë shëruar 1530 pacientë, raporton SHENJA. 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë nga Shkupi (60,74,44 dhe 86) një nga Kumanova (72) dhe një nga Gostivari. Pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë evidentuar 88 938 raste më koronavirus. Numri i personave të shëruar është 73 601, i të vdekurve 2 702.StrugaLajm

Numri i rasteve aktive është 12 635.

In : Aktuale

Loading...
loading...