Filipçe:Viktima nga koronavirusi është nga Labunishti i Strugës

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një pacient nga Labunishta në moshën 65 vjeçe. Pacienti ka pasur sëmundje tjera si diabeti, sëmundje të zemrës dhe obezitet.

Sa i përket pacientes që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe për të cilën u morr material postmortem, i njëjti ka rezultuar pozitiv, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1.StrugaLajm

Me 25 rastet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354.

In : Aktuale

Loading...
loading...