Fillimet e rrënimit të arsimit shqip në Maqedoni

Shkëlzen Halimi

Në fillim të pluralizmit dhe “ndarjes” me pushtetin monist, vlerat shqiptare nuk mundën t’i përballojnë sfidat që i sillte kuptimi ndryshe i demokracisë. Këto sfida nuk mundi t’i përballojë as shkolla shqipe. Të paktë ishin ata mësues që arritën ta ruajnë kodin etik dhe moral. Të tjerët, në vend të orëve të mësimit, filluan të zhvillojnë politikë (shterpë), duke qenë gjithnjë në shërbim të partisë në pushtet. Dhe, sa herë që “elitave” politike në pushtet u duhej kallaballëku, ishin drejtorët (e partisë) ata që këtë “aktivitet” e plotësonin me nxënësit, të cilët, bashkë me mësuesit e tyre, nxirreshin nëpër rrugë e sheshe, thjeshtë për ta “demonstruar adhurimin” e popullit ndaj partisë, si një “dëshmi” se çdo gjë është duke shkuar mirë. Pra, shkollat shqipe (në Maqedoni) u bënë fidanishte numrash dhe çerdhe dëgjueshmërie. Në to gjithçka u zhvillua, por jo edhe procesi mësimor. Pikërisht këtu duhet kërkuar fillimet e rrënimit të arsimit shqip, që realisht ishin më të dëmshme se eksperimentet e shumta që u bënë, sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, kur lufta më e madhe ndaj “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar” u zhvillua në Maqedoni, edhe atë me intervenimin brutal nëpër shkolla me mësim në gjuhën shqipe….StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...