FITOTRET E SKENDERBEUT KUNDËR USHTRIVE OSMANE (1462-1465)

Profr. Nebi DERVISHI

FITOTRET E SKENDERBEUT KUNDËR USHTRIVE OSMANE (1462-1465)

Me rastim e 560 vjetorit të betejës së Ohrit (1464)

Në kuadrin e lidhjeve të Skenderbeut me shtetet italiane, një vend të veçantë kishin ato me Mbretërinë e Napolit. Skenderbeu dhe fisnikët e tjerë shqiptarë, në vitin 1451 lidhën traktat me mbretin Alfonsi V të Napolit për të bashkpunuar në luftën antiosmane dhe projektuan edhe çlirimin e viseve të pushtuara.Në këtë kuadër më 1455 erdhën disa qindra ushtarë napolitanë që morën pjesë në betejën e Beratit.

Pas vdekjes së Alfonsit V (1458), i biri, Ferdinanti I, hoqi dorë, plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtimin të Ballkanit dhe përkohësisht lidhjet e tij me shqiptarët e dobësuar.Për të gjallëruar mardhënjet me mbretërinë e Napolit, Skenderbeu ndërhyri në luftën qytetare që kishte shpërthyer atje dhe i dha ndihmën ushtarake mbretit Ferdinand.

Në shtator të vitit 1460 Skenderbeu dërgoi grupin e parë të luftëtarëve të drejtuar nga i nipi, Goiko Stres-Balsha. Në fund të gushtit të vitit 1461, në krye të 2-3 mijë luftërave, Skenderbeu u nis për në Itali dhe zbarkoi në Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand. Forcat kundërshtare i zuri paniku përballë luftërave shqiptare dhe u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i Barletës. Skenderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme dhe çliroi një varg qytetesh e qendrash të fortifikuara, si: Tarenti, Sant Anzhelon, San Xhovani, Rotondon, etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e vyer, mbreti Ferdinant i dhuroi si prona heroit shqiptar Sant Anxhelon e Sant Xhovani Rotondon dhe i caktoi atij një pension vjetor prej 1200 dukatësh.

Pas humbjes së rëndë që pasuan në betejën e Ujë Bardhës më 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare.Në vitin 1460, para se Skenderbeu të dërgonte grupin e parë të luftëtarëve të tij në ndihmë të Mbretërisë së Napolit, ndërmjet tij dhe oborrit të sulltanit u nënshkrua një armëpushim që vazhdoi për dy vjet. Pas kthimit të Skenderbeut më 1462 nge ekspedita ushtarake e Italisë, luftimet me ushtrinë osmane rifilluan me intensitet.

Gjatë viteve 60 të shekullit XV, sulltan Mehmeti II Fatihu angazhoi në luftime kundër shqiptarëve komandantët e zonave kufitare, duke përforcuar ato edhe me trupa të tjera.

Gjatë vitit 1462, sipas M. Berlecit, shqiptarët shpartalluan njëra pas tjetrës katër ushtri osmane. Së pari ato u ndeshën e në të njëjtën kohë me dy ushtri osmane në Betejën e tretë me radhë të Mokrës dhe në Betejën e par parë të Ohrit.

1. Beteja e tretë e Mokrës: Ushtria osmane e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri në Mokër, u sulmua befasisht në të gjitha drejtimet prej ushtrisë së Skenderbeut dhe do të shpartallohej(1462).

2. Beteja e parë afër Ohrit (1462):Pa humbur kohë shqiptarët iu drejtuan ushtrisë së dytë, të komanduar nga Hasan Beu, që ishte vendosur në afërsi të qytetit të Ohrit, e goditën atë në befasi dhe e thyen, duke e zënë rob edhe komandantin e saj.

3. Beteja e Shkupit (1462): Në momentin kur luftëtarët shqiptar po merrnin rrugën e kthimit për në Krujë, ato u njohtuan se një ushtri e tretë e komanduar nga Isuf Beu po marshonte nga Shkupi në drejtim të Shqipërisë. Skenderbeu vendosi të hynte menjëherë në betejë dhe të sulmonte ushtrinë osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtësi,e pa humbur kohë luftëtarët shqiptar u larguan nga rajoni i Ohrit, do t’i drejtohen Kërçovës mesjetare dhe vijuan rrugën që kalonte pranë lumit Treskë, për të arritur në afërsi të Shkupit,ku sulmuan befasishëm ushtrinë osmane dhe e shpartalluan atë.

4. Beteja e Livadhise (Vjeshtë e vonë 1462):Në të dalë të vjeshtës së vonë të vitit 1462, një ushtri e katërt osmane e komenduar nga Karaxha Beu një ushtarak i regjur e i dëgjuar për fushatat e shumta ushtarake dhe me autoritet pranë sulltan Mehmetit II dhe i njohur për merita lavdie, Karaxha Beu i shtroi sulltanit kërkesën për të komanduar një ekspeditë ushtarake prej 30 mijë ushtarësh kundër Gi. K. Skenderbeut, me ç’rast ai nuk nguronte të premtonte se do të sillte atë “të gjallë apo kufomë përpara këmbëve të sulltanit”, shkruan M. Barleci.

Sulltan Mehmeti II e pranon planin e tij, duke i shtuar edhe 10 mijë ushtarë të tjerë, me qëllim kompensimin e humbieve të më pershme tëushtrisë osmane. Efektivi i zbuluesve të Karaxha Beut nuk i shpëtoi dotë vigjilencës së zbuluesve të Skenderbeut, të shpërndarë me mjeshtri në tokat shqiptare.Rrjedhimisht, lëvizja dhe dislokimi i ushtrisë osmane nuk mbeti sekret për Skenderbeun, gjë që i dha mundësi atij të përgatitet mirë e në kohë, për t’u përballur me sukses me rrezikun e madh që i kanosei. Fillimin e betejës Gjergj Kastrioti e priti qetë dhe krenar me këto fjalë: “Unë do t’i trembesha më shumë kapedanit po të mos ishte plak, se sa tërë ushtrisë. Karaxha Beu ynë do të qe kujdesur më mirë për veten e vet sikur të kishte manduer për moshën e për fatin e vet të lodhur tanimë nga gjithë ato triufe që ka lejuar nga gjithë ato fitore që i ka peshuar… Përpara pra, se unë s’do t’ia kem frikën as 50 vjeçar këtij njeriu tanimë të plakur, të cilin dikur të ri se kamë përfillur fare, kur isha gati fëmijë”.

Në të dalë të vjeshtës së vonë të vitit 1462, ushtris osmane, e komanduar nge Karaxha Beu u nis kundër viseve të lira shqiptare dhe vendosi fushimin e vet në Fushën e Livadhit, pranë qytetit të Ohrit, sipas M. Barlecit, në vendin e quajtur Kir (te Thonat-N.D). Skenderbeu e sulmoi atë në çastin kur gje ndej i papërgatitur për luftë, por, moti me shi bëri që të ndërpritej zhvillimi i betejës. Kjo u dha mundësi trupave osmane të tërhiqeshin pa pësuar humbje të rënds”.

Pas disfatave të njëpasnjëshme gjatë vitit 1462, sulltani Mehmeti II, i propozoi paqë Skenderbeut, në një kohë kur ky i kishte humbur shpresat për organizimin e një lufte të përbashkët antiosmane në shkallë evropiane.Prandaj më 27 prill 1463, ndërmjet të dy palëve u nënshkrua në Shkup Traktati (Marrëveshja) e paqes me afat dhjetëvjeçar. Por, paqe nuk pati jetë të rilate sepse sullteni gjatë vitit 1463 u përpoq të rivendoste pushtetin rajonet e tij në e Rrefshit të Dukagjinit, të Sanxhakut, si dhe arriti të pushtonte Morenë dhe Bosnjën. Skenderbeu nuk mundi të pajtohej me veprime të tilla që rresikonin të ardhmen e tij si sundimtar i pavarur, gjë që është pasqyruar edhe në dokumente të vitit 1463,që flasin për gadishmërinë e tij për të ndihmuar Bosnjën.

Këto momente i trajton edhe Akademik Kristo Frasheri, i cili në mes tjerash shkruan: “Duke vazhduar gjendjen e luftës me P. Osmane, Skenderbeu jo vetëm që nuk qëndroi në mbrojtje, por kaloi në sulm kundër ushtrive osmane, Nuk e dimë nëse me ndihmën e vet apo me ftesë të mbretit Mathia, ai (pra Skenderbeu) pasi la në Valikardh (Valle Carda) të Bulqizës kondotierin Antonio da Kozenca me forcat italiane (italike), për të mbrojtur vendin nga një sulm eventual i ushtrive turke të përqëndruara në qytetin e fortifikuar të Ohrit, u nis me 6 shtator të vitit 1464, në krye të ushtrisë shqiptare dhe të reparteve venedikese drejtë Serbisë. Duket se qëllimi i Kryekomandantit shqiptar ishte t’u binte nga prapa krahëve të ushtrisë turke të përqëndruara në Jajce, kundër Hungarisë, Marshimi për në Serbi i ushtrive shqiptare dhe venedikase u shoqërua sipas traditës mesjetare me plaçkitje dhe djegie, me gëllim për t’a dobësuar e dëmtuar prapavijën e ushtrive osmane, Ditën e tretë të marshimit, informatorët e informuan Skenderbeun se ushtritë turke ishin larguar nga Jajce dhe e kishin marrë rrugën drejt jugut. Duke dyshuar se ato mund të sulmenin Shqipërinë, ndërpren marshimin dhe u drejtua për në Ohër. Humanisti M. Berleti flet për një sulm të shqiptarëve me në krye Skenderbeun të zhvilluar në Ohër në muajin gusht, kundra ushtrive turke të komanduar nga SHEREMET BEU.Por, në vend të përshkrimit letrar humanisti shkodran ne kemi një raport me disn hollsira të shkruara dy ditë pas Betejës në Ohër, nën kondotieri Antonio de Kozenca, pjesëmarrës i saj, drejtuar nga Valikardha, më 17 shtator 1464, Dogjit të Venedikut Kristofer Maurit. Sipas tij, Beteja e Ohrit duhet të jetë zhvilluar më 14 ose 15 shtator dhe jo më 14 qershor, siç shënohet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar!StrugaLajm

Luftimet rifilluan në gushtin e vitit 1464, kur një ushtri e komanduar nga Sheremet Beu u vendos pranë qytetit të Ohrit. Luftëtarët shqiptarë iu drejtuan Ohrit dhe kur arritën në afërsi të tij, Skenderbeu dërgoi 500 kalorës në drejtim të ushtrisë osmane, për ta mashtruar që t’i ndiqte nga pas, deri në vendin ku qëndronin të fshehur luftëtarët shqiptarë, Sipas parashikimit të Skenderbeut ushtris osmane u vu në ndjekje të kalorsëve shqiptar dhe kur arrijti në pritën, që shqiptarët e kishin ngritur mjeshtrisht, ajo pësoi një katastrofë të plotë, duke humbur shumicën e ushtarëve”.

Rreth Betejës së Ohrit 1464, bëhet fjalë edhe në (Fjalorin Enciklopedik Shqiptar), ku në mes tjerash shkruhet se: “Beteja e Ohri ishte njëra nga betejet e e ushtrisë shqiptare e realizuar në taktikën e ndjelljes e të goditjes të kundërshtarit në kurth të përgatitur. Beteja e dytë e Ohrit(1464) sipas dy hartuesve të zërit (Filip Tusha e Fajtim Ribaj) ,u zhvillua më 14 qershor 1464 kundër trupave osmane të komanduar nga Sheremet Beu, pranë Liqenit të Ohrit, Skenderbeu pasi organizoi pritën afër vendit ku kishin qëndruar forcat osname, dërgoi një pjesë të forcave të tij me Pejk Emanuelin dhe Pjetër Engjelin në krye, që të tërheqnin armikun në pritë. Pasi ia arritën qëllimit, forcat e tij e sulmuan ushtrinë osmane nga të gjitha anët dhe e shpartalluan. Fitorja pati rëndësi të madhe, sepse bënte pjesë në akcionin e përgjithshëm kundër pushtuesve osman, së bashku me shtetet perëndimore”.

Sipas njohtimeve që kemi nga Antonio de Kozenca, i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë luftime (betejë), vlenë të riprodhojmë disa pjesë nga relacioni i tij:( “Kur arrijti në Serbi (K.F.), zotërisë së lartëpërmendur (Skenderbeu/K.F.) nuk iu duk punë me mend që të shtyheshin më tutje për të mos i shkuar rruga kot, u kthye drejt Ohrit (Decrea)”. Më tej ai vazhdon: “Ne pasi udhëtuam një ditë dhe një natë kaluar arritëm atje, në orën tre të mëngjesit të ditës së djeshme. Ne iu përmbajtëm udhëzimeve që kishim marrë duke i ndaluar trupat tona itelike, Zoti Skenderbe me luftëtarët e lehtë vendas (kalorsia shqiptare-K.F.) filloi inkursionet plaçkitëse. U bë pre e madhe e bagëtish të trasha dhe të imta, kuajsh dhe mushkash (U zunë-K.F.) shumë robër, u fituen shumë sende të tjera dhe u dogjën shumë fshatra, poteria e të cilës u dëgjua në mbarë vendin rrethë kalasë së Ohrit/Delcrea-s).“Një mori turqish dolën nga kjo kala dhe u drejtuan ndai tanëve (italikëve K.F.) që po sillnin plaçkën e bërë duke u afruar deri te vendi ku qëndronim ne italikët. Meqë u treguam fytyrën (nuk ikëm K.F.) dhe shkuam drejt tyre ne rend e rregull, ata që ishin kalorës të lehtë na kthyen menjëherë shpinën, Ata i ndoqën gjithashtu edhe kalorsit tanë të lehtë. Filloi pärle shja, nga turqit pati të vdekur dhe u zunë mjaft robër, kurse nga ana jonë nuk pati dëme.Morëm pastaj rrugën drejt kampit me gjithë plaçkën e bërë dhe arritëm shëndosh e mirë në Valikardhë, ku ende e kemi kampin”.

Rreth Betejës së Ohrit bënë fjalë edhe Raporti i ambasadorit milanes, Gerard de Collis i dërguar nga Venediku, 5 (pesë) ditë më vonë (më 22 shtator 1464) dukës Fr.Sforze.Sipas tij, Skenderbeu dhe Cimarosto, pasi nuk e shtinë në dorë kalanë e Ohrit, hoqën rrethimin dhe u kthyen në vendin e tyre.Megjithëse Skenderbeu nuk e shtiu në dorë Ohrin, ushtritë turke pësuan dëme të mëdha. Për këtë arsye Sensti i R. së Venedikut në një letër që i dërgoi, më 29 shtator 1464, ambasadorit të vet në Hungari, Giovanni Aimo, këtë betejë e quan si fitore të Skenderbeut, Sulltani nga ana e vet, quaiti humbje, prandai menjeherë pas betejës e shkarkon Sheremet Beun nga detyra. Sipas Marin Barlecit në vend të tij ngarkoi komendant të forcave osmane kundër Shqipërisë, Ballaban Pashën një ushtarak tepër të shkathtë e dinak, një renegat shqipter nga Badera e Matit (Batra e Martaneshit), i cili para se të vinte jeniçer në Turqi.

Rreth Betejës as Ohrit bënë fjalë edhe Fan Stelian Noli,i cili në mes tjerash shkruan: “Për të mbrojtur kufirin, Sulltan Mehmedi dergoj Sheremet Benë në një ushtri prej 14 mijë vetë, por Skenderbeu e kalli në një pusi afir Ohrisë, dhe e dërmo, plotësisht më 14 gusht 1464.gjysma e ushtrisë turke mbeti e vrarë në fushën e betejës. Midis robërve ishin i biri i sheremet Deut – tefter dari i ushtrisë, dhe 12 oficerë të tjerë të lart.Këta u çpërblenë për 40,000 dukatë. Tefterdari e çliroi veten, duke i dhënë ushtrisë mjaftë peshk për të ngrënë atë ditë ishin kreshmët e Shën Marisë, edhe ushtria e Skenderbeut i mbante rregullat e fesë edhe në kohën e fushateve…

Pas disfatës në Betejen afër Ohrit, sipas humanistit M. Barleci, Sulltan Mehmeti II shkarkoi Seremet Beun dhe në vend të tijë e ngarkoi komandat të forcave osmane kundër Shqipërisë, Bllaban Pashën , një ushtarak tepër i shkathët e dinak, një renegatë shqiptare nga Bedera e Matit  ( Batra e Martanashit ) I cili para se të vinte jeniçer në Edrene shërbrnte si beri dhenësh në tufat e Gjon Kastriotit.Emërimi I Ballaban Pashës, i cili përveçse ushtarak i shkathët, ishte edhe njohës i miril i terenit shqipter, tregonte vendosmërinë e Sulltanit Mehmetit të II për të me çdo kusht kalanë shqiptare.Në fakt tani e tutje, resistence shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut po hynte në apogjeun e saj.

Ballaban Beu , sipes rëfimeve të Marin Barlecit, i paisur me titullin  Pash (Ballabn Pasha), pinjoll i familjes së Joniniëve, kishte një karierë ushtarake të gjatë  në shërbim të Perandorisë Osmane. Në tetor të vitit 1466 ballabani përmendet si zotërues i një timari të medh në rajonin e Kankandelenit. Para të vendosej këtu, Ballabani duket të ketë pasur në zotrim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të qytetit të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do t’i fillonte luftimet me forcat e Skenderbeut.Ballaban Beu ishte njohës shumë i mirë i terrenit,prandai ati iu besua shoqërimi, ndoshta për raste të veçanta edhe drejtimi i forcave osmane për shkatrimin e Skenderbeut. Ai u përforcua vazhdimisht me forcat të freskta dhe ne luftime të pandërprera përdori gjërësisht sulme të befasishme të shoqëruqra me dredhi të shumta. Siç duket në bazë të disa dokumenteve , si detyrë parësore e kryesore duhet të ketë pasur pushtimin e qytettit të Ohrit.

Ndeshja e pare me trupat e Ballabanit Pashës, sipas Marin Barletit shqiptarët e zhvilluan në fushën e Falkalit (Vaklalit), pranë malit Bigë (Furkë) në afërsi të Ohrit në vitin1464. Plani I tijë fillestarë që të sulmonte natën e në befasi shqiptarët, dështoi. Me gjithë dëmet e rënda që pësuan forcar e tijë nëpër pritat që kishin ngritur , Ballabani arriti të dëmtonte ndjeshëm komandantin e ushtrisë shqiptare. Në kundershtim me porositë e Skanderbeut, kumandantët e reparteve shqiptare, duke ndjekur ushtrinë e shpartalluer osmane, u shkëputën shumë nga bashkëluftëtarët e tyre dhe ranë në pritën e armikut.Tetë komandantët e shquar, duke përfshirë në mesin e tyre edhe gjeneralin Mojsi  Golemin (Arianitin), u kapën prej ushterëve osmanë. Skenderbeu bëri përpjekje të madhe për lirimin e tyre, dhe i propozoi sulltanit shuma të mëdha parash dhe lirimin e robërve osmanë,por, ai nuk pranoi dhe urdhëron që komandantët shqiptarë pas torturave të tmerrëshme, të ekzekutohen duke i rrjepur të gjallë. Edhe pas humbjes të këtyre personaliteteve ushtarake, shqiptarët e vazhduan me vendosmëri luftën kundër trupave osmane.Kështu, në një rast, në ORANIK (lexo Orovnik) të Dibrës së sipërme,pa u diktuar nga rojet shqiptare, Ballaban Pasha me ushtrinë e tij po i afrohej pranë kampit të luftëtarëve shqiptare, për t’i sulmuar në befasi saj të vigjilencës së Skenderbeut, i cili i zbuloi personalisht forcat armike, luftëtarët shqiptarë u hodhën menjëherë në luftë dhe e fituan betejën. Më pas Ballaban Pasha u vendos në krye të një ushtrie të re, dhe për tre muaj rrjesht u përpoq t’i befasonte shqiptarët. Mirëpo kur u bind se një sulm i tillë ishte i pamundur, u detyrua të përballet me ta në Fushën e Falkalit (Velkalit), pranë malit Bigë të Ohrit.Edhe kësaj radhe trupat e tij pësuan disfatë të rëndë.

Pas këtyre luftimeve Ballabani u përpoq t’i shkatërronte forcat shqiptare duke i goditur ato njëkohësisht nga dy drejtime të kundërta. Në verën e vitit 1465, në të njëjtën kohë, kundër Shqipërisë u nisën dy ushtri, njëra në drejtim të Ohrit dhe tjetra në drejtim të Krujës, Duke u informuar përlëvizjet e tyre, luftëtarët shqiptarë marshuan me shpejtësi në drejtim të ushtrisë që komandohej personalisht nga Ballaban Pasha dhe e shpartalluankrejtësisht atë, po në fushën e Falkalit/Valkalit në Malin Bigë. Pas Betejës shqiptarët u kthyen në drejtim të viseve perëndimore për t’u ndeshur me ushtrinë e dytë, të komanduar nga Jakup Beu, një tjetër renegatë shqiptarë, ky që e njihte mirë vendin. Në Betejën që u zhvillua në rajonin e Kosharit, forcat osmane do të pësojnë disfatë të rëndë, duke mbetur i vrarë edhe komandanti i tyre, Jakup Beu.

Në korrik të vitit 1466, Sulltan Mehmeti II, bashkë me pjesën më të madhe të ushtrisë, pas dështimit në rrethimin e dytë të Krujës, mori rrugën e largimit nga Shqipëria.

Në fund të muajt korrik 1466, si ishte në Manastir, prej nga vijoi rrugën Sulltan Mehmeti II arrestoi dhe i internoi Kryepeshkopin e Ohrit, DOROTEUN së bashku me shumë fisnikë dhe klerikë të tjerë të qytetit. Me premtimin se nuk do ti rtazonte, Sulltan Mehmeti II arrinte t’i shtinte në dorë me mijëra e mijëra persona që ishin strehuar në rajonet malore të quajtura Kidna. Gjithnjë sipas rrëfimeve të Marin Barlecit, në shenjë hakmarrje për disfatën e pësuar, Sulltan Memeti II masakroi barbarisht afrotetë/8/ mijë shpirt, të strehuar në atë rajon malor.

Megjithatë, edhe këto masakra nuk i ligështuan shqiptarët që mbronin pragun e shtëpisë. Ato i vazhduen luftrat edhe pas largimit të sulltanit, duke mbrojtur Krujën dhe duke u përpjekur të shtinë në dorë kështjellën e Ebasanit,e cile së bashku me atë të Ohrit e të Gabavës (Potmolit), krijonin mundësi osmanëve të kontrollonin lëvizjet nëpër rrugën Mbretërore “Egnatia”.

2 gusht, 2024, Ohër

Prof. Nebi Dervishi

In : Aktuale

Loading...
loading...